titleToAlt titleToAlt
Andreas i ishte komunikuar për të përgatitur dhe derdhur në bronz një nga veprat e tij, fituese e konkursit kombëtar. Kjo ishte hera e dytë kur do të udhëtonte përsëri për në vendin fqinj, përtej detit. Në këtë udhëtim do ta shoqëronte edhe Elena. Të dy udhëtuan me avion drejt vendit tjetër, disa ditë; pasi ishte nisur maketi i veprës. Andrea kishte bujtur në pension dhe Xhuzepinës i kishte prezantuar Elenën, me fjalët "Mikja ime; kjo është gruaja ime". Tek përshëndeteshin i kishte përshpëritur dobët pranë veshit, që Elena nuk duhej të dinte asgjë rreth lidhjes së tij me Aurelian. Xhuzepina kishte pohuar heshtjen, duke i rrahur shpatullat dhe buzëqeshur. Zemra e një gruaje është streha më e sigurtë e të fshehtave dhe sekretit që servir jeta. Ajo eshtë oaz ku rriten ndjenjat e bukura dhe fisnike por njëkohësisht është edhe kapaku i një pusi të thellë. Xhuzepina u lumturua për mikun e saj që kishte gjetur një liman të qetë, pas një udhëtimi në një det të trazuar të jetës.
Price: 1200 1080 Lekë
titleToAlt
Në Ahiska, në një zone të Gjeorgjisë, nën hijen e Luftës së Dytë Botërore, jetonin njerëz me përkatësi të ndryshme etnike si armenë, hebrenj, gjeorgjianë dhe turq. Ndërkohë përjetohen ngjarje dhe zhvillime krejt të reja në qendër të miqësisë së Omerit dhe Nikës së vogël. Këto miqësi ndërpriten në një formë tragjike pasi në një natë më shumë se njëqind mijë njerëz merren nga fshatrat e tyre me anë të ushtarëve të armatosur dhe syrgjynosen në Azinë e Mesme me vagonët e transportit. Gjatë udhëtimit të vdekjes që zgjati për 40 ditë me radhë rreth tridhjetë mijë njerëz humbin jetën për shkak të urisë, të ftohtit dhe sëmundjeve. Vepra me titull "Nën hijet e shelgjeve vajtuese" nuk nxjerr në dritë veçse miqësitë, luftën dhe syrgjynosjen, por edhe fluidin e përballjes së njerëzve me idealet e tyre, për hir të të cilëve sakrifikojnë jetën. Në këtë roman të shkruar me stil dhe shije të hollë artistike të autorit Firat Sunel, do të gjeni jetesën përrallore karakteristike të shumëngjyrshme dhe të mbushur me konflikte, po ashtu edhe dashuritë e mbetura për gjysmë të Kaukazisë dhe gjithë gjeografisë së rajonit duke nisur nga mali Kaf deri në Petrograd që ndezi shkëndijën e parë të Revolucionit Bolshevik, nga Lufta Civile Ruse e deri në" Svanetja.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ali D'Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtepinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati - një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt - i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t'i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë. Së fundi, Ali ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Ali vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta cojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt... Atje, Ali fillon të zbulojë rrënjët -sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premieren e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës. E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alii fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë... Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Dyzet e nëntë vjeç, i butë në fytyrë, me rroge të mirë, baba i tre femijëve, pa ndonjë sëmundje me rëndësi, i ve, llogaritari Martin Salome është në prag të pensionit. Mendon t'i hyjë kopshtarisë, të mësojë kitarën, ose të bëjë atë që bëjnë pensionistët në përgjithësi. Gjëja më e papritur për të është rënia në dashuri me kolegen e re Laura Avejaneda. Teksa përfshihet në këtë histori dashurie, Martini ndien jetën e tij të qetë të marrë fluturimin, gjersa, krejt nga hiçi, fluturimi befas ndërpritet.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Aromat e Vjeshtës është pjesa e pare e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Bantishi. Ai vjen pas romaneve Vdekja e Narcisit, Fytyra e Djallit, Mëria e Zanave dhe Simfonia e Pambaruar. Romani i fundit e merr temën nga aktualiteti. Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pre e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e smirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy dashurive. Përshkrimet e mjedisit që e rrethon, ambiente të qytetit të Tiranës, por edhe të vendeve jashtë Shqipërisë, ku heroi gjendet here pas here, plotësojnë tablonë e ditëve tona e cila pasqyrohet në romanin Aromat e Vjeshtës
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit. Kur Rejçëll Çu pranon ta kalojë verën në Singapor me të dashurin e saj Nikolas Jang, ajo përfytyron një familje të thjeshtë, udhëtime për të vizituar ishullin dhe pushime të bukura me djalin me të cilin shpreson të martohet një ditë. Çka ajo nuk di është se shtëpia e familjes së Nikut është në të vërtetë pallat, se do të udhëtojë më shumë me aeroplane private sesa me makina dhe se me një nga beqarët më të lakmuar të Azisë përkrah mund të bëhet shënjestër e goditjeve. E ndodhur në botën e shkëlqimit përtej përfytyrimit të dinastive Rejçëlli takon Astridën, vajzën seksi e të famshme të shoqërisë singaporase; Edin, familja e të cilit jeton praktikisht në faqet e revistave të Hong-Kongut; si dhe Elenorën, nënën e tmerrshme të Nikut, një grua që ka mendimet e saj fikse se me cilën vajzë duhet a nuk duhet të martohet i biri. Argëtues, tërheqës dhe plot me situata të pazakonta, "Aziatikë çmendurishf të pasur" jep një vështrim nga brenda të shoqërisë së lartë aziatike, një tablo të saktë të përplasjes midis të pasurve të vjetër e të rinj; midis kinezëve të përtejdetit dhe kinezëve të kontinentit. Por edhe një rrëfim të mrekullueshëm për faktin se çfarë do të thotë të jesh i ri, i dashuruar dhe jashtëzakonisht, "çmendurisht", i pasur.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Serenata 2018
Fundi i viteve 30’ Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur indetitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah... Presionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshmedhe nga frika se mos zbulohet indetiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në paris, Maksi largohet për një çast... Viti 2001... Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 la dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet ne Stamboll pas 59 vjetësh. Për të shoqëruar atë nga Universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, Specialiste për marrëdhëniet me publikun. Profesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione por edhe për te kujtuar fundin tragjik së historisë të tij me Nadian. Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbreslënëse gjashtëdhjetë vjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Sa keq une u zhvesha ne banje dhe, kur t’u afrova, ti ishe I kuq flake, nuk te kujtohet? Madje te thash: “Shikoje pjeshken time”. Nuk te kujtohet qe deshe te shuanim driten dhe beme dashuri ne erresire? Kjo gje m’u duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk te kujtohet fare? Lizi nje vajze qe jetonte nje New York, por qe deshiron te ike ne jug te amerikes, gjate rruges, ne treg ndodh diçka e papritur pasi te gjithe njerezit e “bardhe” akuzojne nje “zezak” per perdhunim ndaj saj. Asaj nuk I intereson kjo histori, por thjesht do te vazhdoje jeten e saj siç e deshiron, por policia kembengul per deshmine e saj, por si do te jete ajo? A do tregoje te verteten apo jo? A mund te korruptohet Liza? Çfare ndodh me zazakun e akuzuar? Nje liber qe te mban ne ankth deri ne fjaline e fundit, per me shume ju ftojme te lexoni librin.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Kamila qëndronte para pasqyrës duke u krehur dhe duke vështruar me vëmendje figurën e saj. Dukej si gjithmonë, përveç të kuqit të fortë ngjyrë pjeshke të faqeve. Ajo përpiqej të gënjente veten duke e përligjur këtë të kuq me nxehtësinë e oxhakut dhe jo me emocionin, teksa kujtoi natën e kaluar në shtrat me Zakun. Epshi për njëri-tjetrin ishte i pashuar. Ajo natë në Jut u zbeh e u venit para lumturisë që kishin provuar vetëm disa orë më parë. Vajza filloi të qante me ngashërim. Ajo ndodhi mbrëmë, ndërsa sot, në dritën e qartë e të pamëshirshme të ditës së re, e kuptoi se s'kishte ndryshuar asgjë. Gjithsesi Zaku nuk e dashuron. Po pse dreqin trupi e kishte tradhtuar aq keq? Kamila donte ta urrente, ta përbuzte Zakun, por kur kujtoi duart dhe buzët e tij, me ç'mjeshtëri luanin ato në trupin e saj, si në një instrument të akorduar mirë, e pushtoi përsëri një dëshirë e zjarrtë për prekjet, përkëdheljet dhe puthjet e ti
Price: 800 Lekë
titleToAlt
A e kish zotëruar Llaki këtë grua më parë? Jo, si zor. Përndryshe , do ta dinte si të sillej me të: të nxitonte apo të vepronte ngadaleë. I erdhi keq që nuk i mjaftonte koha për të prekur në xhep prezervativin dhe ta vishte atë. Instikti i thoshte se duhet të priste fare pak, por nuk ishte në gjendje t’i kundërvihej epshit të fortë e përcëllues,- dhe u hodh drejt lirimit të ëmbël. I bëhej sikur përsëriste “Me fal, më fal”, pa e kuptuar fare përse po i thoshte këto fjalë. Llaki po e shtrydhte femrën në krahët e tij, e shtypte atë nga sipër , e ledhatonte me dorën me përvoje, dike e zgjatur organin e tij thellë e më thellë. Ai donte ta zgjaste kënaqësinë,-ishte kaq e mbrekullueshme,- por ai nuk ishte në gjendje ta largonte castin e ekstazës, i cili e përfshiu, e shkundi dhe e zbrazi atë... Fuqitë e lanë Llakin. Qe shtrirë me kokën e përkulur në gjoksin e saj, duke vazhduar t’ia puthte majat e gjinjve dhe prekur me butësi me dorë qimet e lagura gjithë dredha mes kofshëve të saj poshtë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman që autorja ia kushton lexuesve që e kanë ndjekur fatin e Kinsterëve që në shfaqjen e tyre të parë dhe fton lexuesit e rinj të bëhen pjesë e këtij rrëfimi, një histori dashurie. Protagonistët janë Porcia dhe Sajmoni. Dy njerëz që ndjeheshin të plotësuar me njëri-tjetrin. "I besonte ndershmërisë së tij, vullnetit të tij dhe, ajo që ishte më me rëndësi, i kish besuar atij zemrën. Besimi, fuqia, siguria dhe dashuria. Ai dhe ajo i kishin të gjitha këto".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në epokën e teknologjisë moderne, kur bota gëlon nga interneti dhe celularët, Ema dhe Frederiku bëjnë një pakt: do t'i shkruajnë letra njëri-tjetrit dhe do të takohen vetëm një herë në vit në brigjet e Bretanjës. Letrat e tyre do të ndërthuren me një katalog të rrallë titujsh dhe personazhesh, një udhëzues i vyer librash për të mos u humbur dhe do të na mësojnë se dashuria e vërtetë triumfon në çdo kohë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Elita 2016
Përzgjedhja nisi me 35 vajza.Tani,me grupin e tkurrur deri te Elita,gara për të fituar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë .Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një e shkruar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme... Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni.... Sa pak thoni "TË DUA", sa rrallë e dëgjoni "TË DUA"! Botimet Living sjellin "5 gjuhët e dashurisë"‎, një libër me ide praktike për një dashuri të përjetshme. Mbi 10 milion kopje të shitura që do ju përfshijnë dhe ju në uraganin e ëmbël të dashurisë! Pa truke, pa psikanalizë, pa receta të mërzitshme, metoda e Geri Chapman do ju ndihmoj që thjesht me fjalët tuaja dhe të njeriut të zemrës të rizbuloni fjalën më të bukur në botë! Dhurata ideale për ditën e dashurisë. Thuaj "TË DUA" me Botimet Living... Miliona çifte kanë dëshmuar se si martesat e tyre janë transformuar pasi kanë mësuar të përdorin pesë gjuhët e dashurisë. Teksa zbuloni gjuhën tuaj të dashurisë, por edhe atë të bashkëshortit/es suaj, do ta kuptoni më mirë veten dhe do të keni një avantazh të çmuar gjatë kërkimit të dashurisë që zgjat për gjithë jetën.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një senspaqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar. “Një zemër kaq e bardhë” është një citim nga “Makbethi”. LadyMakbeth, pasi mori vesh për vrasjen e mbretit Dunkan nga i shoqi, i drejtohet me këto fjalë: “Duart e mia janë si të tuat, por kam turp të kem një zemër kaq të bardhë”. Dhe një zemër të bardhë ka jo ai që është i pafajshëm, por ai që nuk është infektuar nga fjalët dhe fajet e të tjerëve. “Zbulova, (po vetëm pasi e përfundova të gjithin), se “Një zemër kaq e bardhë” fliste për sekretin dhe rehatinë e mundur, të joshjes e nxitjes, për martesën, përgjegjësinë e dikujt që ka mësuar diçka, mundësisë për të mësuar dhe pamundësisë për të injoruar, për dyshimin, për të folurën dhe heshtjen.”
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Ku je?” na kthen në vitet ’80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjormi, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një “liri” e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati. Ajo është e bija e një ish-pushtetareje të lartë, e rrëzuar për shkak të një gabimi “politik”. Një tjetër vajzë, Klara Daiu, një aktore e talentuar dhe e suksesshme, është e detyruar të ndjekë të njëjtin rrugëtim, për arsye të përafërta. Ajo është bartëse e një dashurie të pamundur, që bëhet thelbi i jetës së saj. Një skulptor me ide të çuditshme vegjeton në qytet në kërkim të identitetit të tij krijues. Ai është ithtar i Anarkisë dhe i grishjes substanciale të lirisë dhe petku i artistit të parealizuar dhe të diktuar do ta shqetësojë shpesh. Karakteret e këtij romani takohen mes tyre dhe nëpër rastësi ngrejnë jetën njerëzore me një të përditshme të gjallë mes absurdit dhe tragjedisë. “Ku je?” është një sagë e diktaturës që përfshin gati një qytet të tërë, e rrëfyer nga një prej dëshmitareve të asaj kohe. Nga dritaret e fëmijërisë së dikurshme, që përtej kureshtjes e ndihmuan të skanonte kohën në të cilën rritej, autorja sjell një fiction plot ngjarje, jetë, dramë, komedi, dhimbje, dhunë, dashuri dhe ethe padurimi, nëpër spirale rrëqethëse mes jetës dhe vdekjes. Ky roman është një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Mundësia për t'u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t'u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe. Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm. Por, një ditë të bukur, kur shkon i dehur në mbledhjen e aksionerëve, familjarët binden se ka ardhur koha të marrin masa drastike. Hapi i parë është emërimi i një administratori që të kujdeset për pasurinë e tij. Pas disa përpjekjeve të dështuara, zgjidhet një avokate e re dhe e këndshme, e specializuar për patentat e ndërmarrjeve, Sara Xhovani. Sara është një njeri i vendosur dhe nuk ndikohet nga sjellja e Etanit. Mes tyre nis shumë shpejt përplasja e hapur: ai nuk do ta ndryshojë mënyrën e jetesës, kurse ajo nuk lejon kurrsesi të marrë urdhra nga një mburravec si ai. Kështu, pak nga pak, tensioni kap majat. Megjithëse marrëdhënia mes tyre është e destinuar të kalojë në diçka shumë më të ndërlikuar dhe emocionuese... Mbi autoren Anna Premoli u lind në vitin 1980 në Kroaci. Jeton në Milano ku është diplomuar për ekonominë e tregjeve financiare në Universitetin Bokoni. Ka punuar në J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private. "Të lutem, më lër të të urrej" ishte libri fenomen i vitit 2013, i cili qëndroi shumë muaj në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur. Ndërsa një kompani filmike në Kolorado mori të drejtat për ta kthyer në film. Libri fitoi çmimin "Bancarella".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në qytet përhapen thashethemet për vdekjen e papritur të yllit më të shquar të shoqërisë së lartë në Nju Jork, Elizabeta Holandit dhe të gjithë i kanë sytë te të afërmit dhe miqtë e së ndjerës: e motra Dajana, e vetmja shpresë për shpëtimin e familjes: Henri Shonmajkeri, zjarri që nuk e ngrohu Elizabetën kurrë: Penelopa Hejsi, e etur të rrëmbejë gjithçka që ka lënë pas shoqja e saj më e mirë, madje edhe ish shërbyesja e Elizabetës, Lina Braudi, e cila zbulon se ndërkohë që paraja sjell botën vërdallë dhe prejardhja fisnike është kryesorja, thashethemi të hap shumë dyer ... Në këtë vazhdim të mrekullueshëm të serisë Luksi, nga New York Times, asgjë nuk është më i rrezikshëm sesa skanadali… ose më i çmuar sesa sekreti.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare ? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut ?I urrej fotografitë e çastit, sepse të gënjejnë. I kam grisur pothuajse të gjitha, por nga Krishtlindja jonë e fundit ruaj vetëm një fotografi. Fotografitë e familjes nuk tregojnë emocionet e vërteta,i këqyr dhe sheh një pemë të shndritshme, një bluzë të kuqe, një buzëqeshje që të kujton një atmosferë intime dhe gazmore dhe e ndien veten të dërrmuar nga malli. Sa të lumtur ishim, mendon. Ndërkohë, në shtëpinë tonë kishte hyrë e keqja. Pas këtij fragmenti nga libri, nis shtjellimi i një drame të madhe njerëzore. Histori të rinjsh që, pas shumë e shumë vitesh, kthehet në një peng për të afërmit e tyre. Përmes rrëfimeve të Antonias dhe Almës zbulohen të fshehta tronditëse për histori droge, histori dashurish, të fshehta të tjera për prejardhjen familjare që nuk është e lehtë t`u shkosh në origjinë.Ndaj dhe Antonia gati vihet në rolin e një detektivi dhe arrin të ndriçojë pjesën më të madhe të një historie që dukej sikur nuk do të shpjegohej kurrë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Bet Robinson, një njëzet e shtatë vjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme. Pasi lë mënjanë kostumet dhe këpucët e sheshta, në ekuilibër të plotë mbi një palë taka, shumë shpejt Beti bëhet një nga më të mirat në fushën e vet, e vëmendshme ndaj çdo detaji dhe e aftë të plotësojë çdo lloj teke. Por një mëngjes, pas një feste, e gjen veten në shtratin e donzhuanit më të kërkuar të qytetit, Filip Ueston. Karriera është shumë e rëndësishme, por jeta e saj personale po merr të tatëpjetën.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë novelë, lexuesit ndjekin Toni Uebsterin, një burrë në moshë të mesme. Teksa përballet me të kaluarën e tij. Dy miq të rinisë bëhen sërish të pranishëm në jetën e tij: njëri që nga përtej varri, e tjetra më se e gjallë. Një trashëgimi e mistershme e shtyn gradualisht të rivlerësojë natyrën dhe vendin e tij në këtë botë. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë , e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe, sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që kemi treguar pëe jetën tonë, që u tregojmë të tjerëve, por –kryesisht- edhe vetes. Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania