Blije këtë produkt
1500 Lekë

Rruga Për të ardhmen e njerëzimit. ( Botuar nga: Elve në 2016 )

Autori:  Edgar Morin
Përkthyesi:  Ilia Lëngu

Anija hapesinore Toka ndjek me shpejtesi te larte rrugetimin e saj ne suazen e nje procesi me tri pamje: mondializim, oksidentalizim, zhvillim. Tashme gjithçka eshte e ndervarur, por njeherazi gjithçka eshte e veçuar. Njesimi tekno-ekonomik i globit shoqerohet nga konflikte etnike, fetare, politike, nga ngerçe ekonomike, nga degradimi i biosferes, nga kriza e qyteterimeve tradicionale por dhe te modernitetit. Nje mori krizash gershetohen kesisoj ne krizen e madhe te njerezimit, i cili nuk po ia del dot te behet njerezim. Ku po na çon rruga qe po ndjekim? Drejt nje perparimi te panderprere? Kjo eshte diçka qe nuk mund ta besojme me. Vdekja e oktapodhit totalitarzgjoi oktapodhin e fanatizmave fetare dhe nxiti ate te kapitalizmit financiar.Ata po e mberthejne perhere e me fort boten me tentakulat e tyre. Ulja e varferise po kryhet jo vetem me nje rritje te mireqenies materiale, por dhe me nje rritje tejet te madhe te mjerimit. Mos po shkojme valle drejt katastrofave te njepasnjeshme? Kjo ka gjase te ndodhe nese nuk ia dalim te ndryshojme rruge. Edgar Morini vendos ketu piketat e nje "Rruge" shpetimtare, e cila do te mund te formesohej permes nderthurjes se nje morie rrugesh reformatore dhe do te na çonte drejt nje metamorfoze me te habitshme se ajo qe krijoi shoqerite historike nisur nga shoqerite arkaike te gjuetareve mbledhes frutash dhe bimesh.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Elve (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-12-76-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 400
  • Përmasat e librit: 134 x 202 x 20 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania