Faqja e autorit

Rudina Xhunga


Rudina Xhunga është gazetare. Drejton emisionin politik “Shqip” në Top Channel, prej majit të vitit 2002. Në këtë emision të përjavshëm të orës 21.00 të çdo të hëne, Xhunga sjell debate me figurat politike më të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Emisioni ka një dimension mbarëkombëtar dhe tenton temat e forta të aktualitetit dhe historisë. Nga nëntori i vitit 1998-prill 2002, ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, ku për 4 vite, çdo të premte, ka pasur në studio politikanë të njohur, të vendit dhe të huaj. Më parë ka punuar për shumë vite si gazetare e kulturës në gazetat kryesore të kohës. Në gazetën “Koha Jonë”, ku dhe ka punuar më gjatë, ka mbuluar përveç kulturës dhe reportazhin e faqet speciale të gazetës së parë të pavarur në vend. Gjithashtu Xhunga është dhe autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, "Sikur Ana...".

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania