Blije këtë produkt
1000 Lekë

Seksi i dytë, volumi II ( Botuar nga: Çabej në )

Autori:  Simone de Beauvoir

Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë “Seksi i dytë”, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjeve feministe botërore. Drama e gruas qëndron tek konflikti midis kërkesës themelore të çdo subjekti që mbahet gjithmonë si thelbësor dhe kërkesave të një gjendjeje që e mban si jothelbësore. Si mund të përkryhet një qenie njerëzore në gjendjen e femrës? Ç'rrugë i janë çelur asaj? Cilat të çojnë në udhë pa krye? Si mund të gjesh pavarësinë në gjirin e vartësisë? Cilat rrethana kufizojnë lirinë e gruas dhe a mund t'i kapërcejë ajo? Këto janë çështjet themelore që do të donim të ndriçonim. Kjo nuk do të thotë që, duke u interesuar për fatin e individit, të mos i përkufizonim këto fate me termat e lumturisë, por me termat e lirisë. Kështu shkruan autorja në hyrjen e këtij libri që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Çabej ()
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 456
  • Përmasat e librit: 148 x 211 x 22 mm

Njihu me Autorin

Simone de Beauvoir - 09 Janar 1908

SIMONE DE BEAUVOIR lindi në Paris më 9 janar 1908. Deri në maturë, studimet i kreu në një shkollë katolike. E diplomuar si pedagoge filozofie më 1929, dha mësim në Marsejë, Ruan e Paris deri më 1943. Para Luftës së Dytë Botërore, shkroi “Kur shpirtërorja del në plan të parë”, që pa dritën e ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania