Blije këtë produkt
800 Lekë

Shën Bartolomeu i Çamërisë ( Botuar nga: West Print në 2019 )

Autori:  Arben Kondi

Po a mund të harrohej rasti i berberit ku unë qethesha? Ai dha shpirt në këmbët e mia. Po sytë e tij si më vështronin? Ato mbetën te hapur sikur kërkonin ndihmë nga unë. Po mësuesi plak i shqipes që u vra tek çezma Duru?! Po Feim Shaqo, mullixhiu i gjorë, të cilit i vranë gruan, i përdhunuan edhe vajzën?! Gjaku e mielli bashkë qenë bërë brumë mbi trupin e tij. Po vajza apo gruaja e djegur me vajgur nga fisi i Bollatëve?! Po koka e prerë e Rami Kroit?! Trupi i tij u tërhoq zvarrë nëpër të gjitha udhët dhe sokaqet e Paramithisë. Po vrasja me plumb pas koke e dy pleqve në Dhrahomi, të cilët nuk pranonin të lëviznin nga pragu i shtëpisë?! Po pëllëmbët e prera të fëmijëve, të ngulura nëpër hunjtë e gardheve?! Po njëzet e katër të vrarë te një familje të madhe në Gardhiq?! Mes tyre tetë fëmijë. Po uajzat e mbytura në puse?! Po barku i çarë i një nëne shtatëzëne?! Fëmija i saj i pa jetë u vendos si trofe fitore prej në majën e një bajonete. Po sytë e nxjerra të vëllezërve Abedin e Gani Bako?! Sa shumë që janë...

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: West Print (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-249-47-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 192
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 12 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania