Blije këtë produkt
1000 Lekë

Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja ( Botuar nga: Naimi në 2012 )

Autori:  Kostë Çekrezi
Përkthyesi:  Arben Latifi

Më në fund, pas 93 vjetësh, historia e parë e Shqipërisë shkruar në gjuhën angleze dhe botuar në SHBA në vitin 1919, ribotohet ne shqip, në gjuhën amtare të autorit, Kostë Çekrezit, një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, pjesë e kuartetit të famshëm të diasporës shqiptare amerikane: Fan Noli, Faik Konica, Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako. “Dhe se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç’thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm - zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të z. Çekrezi. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari. Për vite e vite me radhë, bota ka dëgjuar mjaft për punët e Shqipërisë, por ajo ka dëgjuar vetëm ç’thuhet thuajse tërësisht nga burime të jashtme; nga grekë, serbë a malazezë, dhe nga Fuqitë e Mëdha që, për arsye të vetat, më 1912 krijuan në Londër shtetin e Shqipërisë dhe ia dorëzuan atë një princi të panjohur gjerman - Vilhelm Vidit (Wied). Por asnjë popull nuk mund të shpjegojë saktë nevojat e dëshirat, të drejtat e aspiratat e ndonjë populli tjetër, njësoj sikurse asnjë individ s’mund të bëhet zëdhënës i saktë i askujt, përpos vetes së vet. Prandaj, është një kënaqësi e avantazh i qartë që, më në fund, kemi një interpretim nga vetë shqiptarët, një shpalosje të historisë së Shqipërisë, një paraqitje të kërkesave të shqiptarëve, drejtpërdrejt nga mendja dhe zemra e një vendasi. Sepse, me sa di unë, ky është i pari libër i një shqiptari për Shqipërinë që ka dalë në gjuhën angleze...”. Kështu shkruan Charles D. Hazen, profesor i historisë moderne në Universitetin e Columbia-s në parathënien e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” i autorit Kostë Çekrezi. Kurse vetë autori, pra, Kostë Çekrezi, shkruan në hyrje të veprës së vet: “Vend misterioz”, “Vend i mrekullive”, “Shqipëria e panjohur”, “Më e errët se Afrika e errët”; këto janë vetëm pak nga cilësimet jo të zakonshme për vendin që banohet nga populli më i vjetër në Europën Juglindore... Sidoqoftë, sot nuk ka dyshim se shqiptarët janë raca më e vjetër në Ballkan... Pavarësisht nga kjo, problemi i Shqipërisë është një libër i palexuar jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për njerëzit që janë seriozisht të interesuar për të. Kjo mosnjohje e punëve të Shqipërisë vjen, jo ngaqë nuk interesohet kush për to, të paktën në këto kohë që po jetojmë, por ngaqë mungon një trajtesë tërësore e praktike mbi Shqipërinë. Është e vërtetë se për të janë shkruar libra të shumtë, por ato ose janë shkruar nga autorë amatorë që priren të spekulojnë për gjëra që i njohin fare pak, ose janë veçse monografi a skica që nuk e përmbushin dëshirën për informacion të përgjithshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë përsa u takon librave mbi Shqipërinë shkruar në anglisht e frëngjisht, ndërsa trajtesat gjermane e italiane për të njëjtën temë kanë më pak mangësi. Një tjetër mangësi serioze për të marrë informacion të përgjithshëm mbi Shqipërinë është se shkrimet përkatëse janë të shpërndara në një numër të madh librash, të cilët as mendohet që njeriu i zakonshëm të jetë në gjendje t’i përdorë sistematikisht. Ideja për të shkruar këtë libër mbi Shqipërinë fillimisht iu sugjerua autorit nga mësuesit e tij të Fakultetit të Historisë në Universitetin e Harvardit, në veçanti nga prof. A. C. Kulixh (Coolidge), lektor mbi Çështjet e Lindjes, i cili ndjente keqardhje të thellë që nuk kishte një trajtesë të tillë në gjuhën angleze. Gjatë studimeve në institucionin e sipër-përmendur, autori pati rast të shkruante disa teza e raporte rreth asaj çka është terra incognita e historisë së Shqipërisë - historia e saj bashkëkohore dhe gjendja në të cilën ndodhet. Prandaj, është e drejtë të thuhet se ky libër bazohet në një pjesë të madhe në ato teza e raporte, për aq sa lidhet me këtë dekadë”.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Naimi (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-05098-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 320
  • Përmasat e librit: 139 x 200 x 27 mm

Njihu me Autorin

Kostë Çekrezi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania