Blije këtë produkt
700 Lekë

Shtëpia në udhëkryq ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Përkthyesi:  Kleo Lati

Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve '50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Kjo nuk është vetëm një histori dashurie mes Janit student dhe Magdës, gruas së muzikantit Jakov. Është shumë më tepër sesa thjesht pasion, mbushur me fiksime dhe afshe të tepruara, gati patologjike. Ata e duan njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ndahen e kthehen së bashku nën ethet e dashurisë dhe seksit të shfrenuar. Gjatë rrëfimit mjeshtëror, mbushur me erotizëm që ndihet përmes atmosferës së ngjarjeve dhe më gjerë, në shtëpinë e Jakovit duket sikur të gjitha personazhet janë, kush më pak e kush më shumë, të përfshira në marrëdhënie sekrete apo joshje, që deformojnë raportet e tyre intime, por në të njëjtën kohë i shtyjnë ato të kërkojnë kënaqësi të reja, edhe pse me dhembje. Në këtë roman del qartë atmosfera e shfrenuar e Athinës së mesit të shekullit XX, ajo atmosferë që sundonte edhe në Europe, në kërkim të lirisë së pakufishme. I vlerësuar për portretizimin mjeshtëror të personazheve, Shtëpia në udhëkryqy romani që shënoi majën në krijimtarinë letrare të Vassilis Vassilikos, është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka fituar Çmimin Shtetëror për Prozën e Shkurtër më 1980, si dhe shumë çmime të rëndësishme letrare.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-292-13-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 164
  • Përmasat e librit: 142 x 207 x 14 mm

Njihu me Autorin

Vassilis Vassilikos -

Përfitoni ulje nëse blini dhe këto libra:

titleToAlt
Romani “Tundimi i fundit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vititn1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Biri i një zdrukthëtari, njeriu Jezu dëshiron të dashurohet me një grua, të krijojë familje, të jetojë si gjithë të tjerët. Në të njëjtën kohë, brenda tij kumbon i papërballueshëm zëri i Zotit, i cili e thërret drejt një jete plot sakrifica dhe një vdekjeje plot vuajtje. Konflikti i brendshëm i njeriut, beteja midis mishit dhe shpirtit, instinkti i rebelimit dhe dëshira për t'u puqur me Zotin, shpërfaqen në një afresk rrëfyes që lartëson sakrificën e madhe të Krishtit. Në kryq, tashmë buzë vdekjes, Jezui përfytyron jetën e tij po të mos kishte ndjekur thirrjen e Zotit; ky është dhe tundimi i tij i fundit. Teza qendrore e librit është që Jezui, megjithëse i lirë nga mëkati, ishte i prekur nga frika, dyshimi, depresioni, ngurrimi dhe epshi. Autori ka përfytyruar një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika,ndyshimi dhe dhimbja. Sipas tij, nëse Jezui do t'i ishte dhënë njërit prej këtyre tundimeve, e sidomos nëse do të kishte shfrytëzuar mundësinë për të shpëtuar veten e tij nga kryqi, atëherë jeta e tij nuk do të kishte pasur më shumë kuptim se ajo e çdo filozofi tjetër. Përtej betejës midis detyrimeve fetare dhe natyrës njerëzore, ky roman mund të interpretohet edhe si shfaqja e një kontradikte më themelore akoma, më pranë moralit dhe për këtë arsye, thelbësisht ose tërësisht njerëzore. Siç rrëfen edhe shkrimtarja Oriana Fallaci kur tregon se si i dashuri i saj, Panagoulis, një revolucionar grek, është ndier gjatë një nate të kaluar në qeli, teksa priste ekzekutimin: sa pranë rrëfimit të orëve të fundit të Krishtit të Kazanxaqisit është ndier ai, sa i tunduar për t'u dorëzuar, për të hequr dorënnga revolucioni e për të shpëtuar jetën e tij. Guri themeltar i moralit njerëzor gjendet pikërisht në këtë përballje epike: midis bindjeve tona më të thella, më të sinqerta e më të vërteta dhe çmimit të rëndë që mbart shpesh pohimi, mbrojta dhe përparimi i këtyre, deri në fund, deri në vdekje. Nuk ka gjë më hyjnore se sa të sakrifikohesh për atë në çfarë beson, për atë që do, çfarëdo qoftë ajo. Për shkak të subjektit të tij, romani ka nxitur debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi. Ai shfaqet ende shpesh në listat e librave të ndaluar. Në vitin 1988, Martin Scorsese si regjisor, Willem Dafoe, në rolin e Jezuit dhe Harvey Keitel, në rolin e Judës, bashkëpunuan në ekranizimin e këtij romani, për një film që do të ishte po aq i debatuar dhe përçarës sa edhe vetë libri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“U gjenda sërish në një hotel me katër yje, me një burrë që premtonte me garanci një dashuri me katër yje për një javë të tërë. Jorgo dinte të merrte atë që dëshironte. Simonia e dinte se duhej t'i bënte lajka dhe unë kisha mbartur një ëndërr me shkëlqim dhe po vrapoja si e çmendur drejt askundit. Një kurth i rrezikshëm. Por, në fund të fundit, as ajo dhe as unë nuk kishim rezistencën e duhur të mos binim në dashuri me të. Madje, që të jem më e sinqertë, përmes saj dhe për shkak të saj unë e dashurova atë burrë. Më pëlqente imazhi që ajo i kishte krijuar atij për mua dhe më pas më çmendte dëshira erotike që shihja të ndriçonte në atë mënyrë te sytë e tij. Në çdo fjalë dashurie, një ylber. Përreth cepit të syrit të tij vezullonin petale të arta. Kishte momente kur ato petale të arta më magjepsnin aq shumë, sa doja vetëm të mbyllja sytë të mos verbohesha. Qëndroja për pak çaste e zhytur në kujtimin e së artës dhe pastaj, për disa çaste, errësirë e plotë, një vdekje e vogël! Për mua ngjyra e dashurisë nuk ishte blu, ishte e qelibartë dhe e artë”...
Çmimi: 850 Lekë
Detaje:
Cmimi: 2750 Lekë

Ulje:- 10 %

Cmimi i ri: 2475 Lekë
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania