Blije këtë produkt
500 Lekë

Shtigje përjetësie ( Botuar nga: Agora në 2019 )

Autori:  Xhemal Gora

Malliështë lajtmotivi kryesor i këtij libri. Ai, për poetin, është një lloj burgu që, megjithëse e ke lirinë, s'të lejon të kesh atë çfarë dëshiron të kesh; "Si mundet, në zinxhirë malli ta ndiesh veten, përsëri në burg"... Autori i këndon mallit për fëmijërinë e lënë pas. për përqafimet e nënës, për trotuaret e qytetit. Koha e humbur, orët e ikura, thinjat, rrudhat, largësia nga vendlindja, janë shqetësim i përhershëm i vargjeve të poetit, Xhemal Gora. Në vargjet e tij gjen edhe dashurinë e paster, edhe dashurinë e ikur, edhe dashurinë sublime, gjen lulet dhe lotët, gjen pritjet dhe ikjet, gjen ardhjet e përhershme e ikjet e përjetshme. Poetin e shqetëson fati i atdheut. Edhe pse larg fizikisht, mendjen e shpirtin i ka të lidhura e rrënjët e truallit të vet. Ai jeton me dhimbjen, tek e sheh vendin e tij të kalojë mes dhjetra peripecish dhe, befas, këtë dështim të madh, ia faturon asaj që ai e quan "koha e burrave të veckël". Edhe heshtja, sipas është varr kolektiv... E përhershme, si konstante që nuk lëviz dhe ekuilibron botët, mbetet dashuria, dashuria universale, së pari, por edhe ajo burrë* - grua. Dashuria, sipas autorit, nuk njeh moshë teksa përsiat mes raportit të dashurise si ndjenjë dhe si moshë: "Nëpër rrathë moshe, s'ftohet zjarrijdjeg si prush, se brenda ndezw rri/,mjqfton tëfiyjnë pak kujtime mallijnisin shpërthejnë vullkanet përsëri". Libri "Shtigje dashurie", është ndërtuar në një bote, por mbështetet në pika të ndryshme, ku do të veçoheshin lirikat e dashurisë, të cilat. poeti di t'i sjellë me mjeshtëri dhe kreativitet. Janë lirika me ndjenjë e pasion dhe përjetohen si të tilla edhe nga lexuesi. Metafora dhe oksimoroni si dhe kompozitat e neologjizmat, janë një sistem i tërë figuracioni, i ndërtuar me përkushtim, me shije estetike.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Agora (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-454-56-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 153
  • Përmasat e librit: 125 x 200 x 15 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania