Faqja e autorit

Simone de Beauvoir - 09 Janar 1908


SIMONE DE BEAUVOIR lindi në Paris më 9 janar 1908. Deri në maturë, studimet i kreu në një shkollë katolike. E diplomuar si pedagoge filozofie më 1929, dha mësim në Marsejë, Ruan e Paris deri më 1943.
Para Luftës së Dytë Botërore, shkroi “Kur shpirtërorja del në plan të parë”, që pa dritën e botimit vetëm në vitin 1979. Vepra e saj e parë e mirëfilltë letrare konsiderohet “E ftuara” (1943), pastaj vijnë “Gjaku i të tjerëve” (1945), “Gjithë njerëzit janë vdekatarë” (1946), “Mandarinët”, roman me të cilin fitoi çmimin “Concourt” më 1954, “Shëmbëlltyrat e bukura” (1966) dhe “Gruaja e këputur” (1968). Përveç librit të mirënjohur “Seksi i dytë”, botuar më 1949, që u bë pikë referimi për lëvizjen feministe botërore, vepra teorike e Simone de Beauvoir-it përfshin shumë sprova filozofike dhe polemike si “Privilegje” (1955) dhe “Pleqëria” (1970).
Ka botuar gjithashtu, nga 1958 deri më 1972, katër vëllime me kujtime: “Kujtimet e një vajze shumë të edukuar”, “Forca e moshës”, “Forca e gjërave” dhe “Në fund të fundit”, të cilave iu shtua, nëvitin 1964, rrëfenja “Një vdekje shumë e ëmbël”.
Pas vdekjes së Sartre-it, botoi librat “Ceremonia e lamtumirës” (1981) dhe “Letra Kastorit” (1983) me një pjesë të letrave të panumërta që kishte marrë prej tij.
Vdiq më 14 prill 1986.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania