Blije këtë produkt
1600 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Statutet e Shkodrës (Nga gjysma e parë e shek. XIV, me shtesat deri më 1469) ( Botuar nga: IDK në 2017 )

Autori:  Lucia Nadin
Përkthyesi:  Pëllumb Xhufi

Statutet e Shkodrës, të gjetura pas pothuajse shtatë shekujsh nga hartimi i tyre fillestar, dalin më në fund në dritë në një botim të veçantë kritik, me një sërë studimesh që nxjerrin në pah veçoritë thelbësore dhe pozitën e rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve shqiptare dhe adriateske të shekujve XIV - XV. Të përpiluar përpara vitit 1346, kur Shkodra ishte nën sundimin e mbretit të Rashas, Stefan Dushanit, statutet mbetën në fuqi edhe pasi qyteti kaloi nën kontrollin e Venedikut, më 1396. Të kohës venedikase janë shtesat e mëpasme në to, deri më 1469, pothuaj në vigjilje të pushtimit turk (të vitit 1479). Teksti, i pashoq përsa i përket historisë juridike - institucionale të Shqipërisë, paraqet ndër të tjera, një realitet të ndryshëm nga pamja stereotipe e "vendit të shqiponjave" dhe ndihmon për të njohur më mirë, në veçoritë e saj dalluese, botën qytetare të brigjeve ballkanase - shqiptare. Gjithashtu, ai hedh një dritë të re mbi lidhjet e ndërsjellta mes përmbledhjeve legjislative të zonës. Këto faqe, që për fat të mirë na vijnë nga një kod i ruajtur në Venecie, duhen konsideruar me plot gojën, një "monument i Shqipërisë mesjetare", burim me një rëndësi absolute në njohjen e realitetit mesdhetar, në periudhën e fundit të ndërmjetme dhe në fillimet e kohës moderne. Teksti "Statutet e Shkodrës" u gjet në Bibliotekën e Muzeut Corre të Venecias nga studiuesja Lucia Nadin, të cilin e bëri të ditur në një Konferencë Shkencore të zhvilluar në Shqipëri në vitin 1997. Ky libër i përket historisë juridike - institucionale të Shqipërisë dhe paraqet interes studimi për komunitetin shkencor shqiptar e ndërkombëtar, si një burim studimesh e kërkimesh të mëtejshme.

Çmimi: 1600 Lekë
Blije këtë produkt
1600 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: IDK (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-136-49-7
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 230
  • Përmasat e librit: 166 x 243 x 22 mm
  • Pesha: 742 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania