Blije këtë produkt
1500 Lekë

The Mister( Zotëria) ( Botuar nga: Dritan 2002 në 2019 )

Autori:  E L James
Përkthyesi:  M B

LONDER 2019. Jeta ka qenë e thjeshtë për Maksim Trevelliënin. I pashëm, me lidhje aristokrate dhe para, atij nuk i është dashur kurrë të punojë dhe rrallë ka fjetur vetëm. Por gjithçka ndryshon kur ndodh tragjedia dhe Maksimi trashëgon titullin fisnik të familjes, pasurinë, pronat dhe tërë përgjegjësitë që vijnë bashkë me to. Eshtë një rol, për të cilin nuk është përgatitur dhe që përpiqet ta përballojë. Por sfida e tij më e madhe është të luftojë dëshirën e vet për një grua të re enigmatike dhe të paparashikueshme, e cila ka mbërritur së fundmi në Angli, duke sjellë me vete një të kaluar të trazuar dhe të rrezikshme. E tërhequr, e bukur dhe me talent të madh muzikor, ajo është një mister joshës dhe dëshira e zjarrtë e Maksimit për të thellohet në një pasion që ai nuk e ka përjetuar kurrë dhe që nuk guxon t'i vërë emër. Po kush është Alesia Demaçi? Dhe a mund ta mbrojë atë Maksimi nga e keqja që i kanoset? Dhe çfarë do të bëjë ajo, kur të mësojë që edhe ai ruan të fshehtat e veta? Nga zemra e Londrës, përmes peizazhit rural të Kornuollit, deri në bukuritë e zymta, të rrezikshme të Ballkanit, The Mister është një udhëtim magjepsës rreziku dhe dëshire që e lë lexuesin pa frymë deri në faqen e fundit.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dritan 2002 (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 184 60 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 512
  • Përmasat e librit: 145 x 215 x 34 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania