Blije këtë produkt
800 Lekë

Tokëmjalta ( Botuar nga: Pegi në 2015 )

Autori:  Enit Karafili

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës inkontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Ngjarjet zhvillohen kryesisht në Tiranën e ditëve tona, në atë të epokës së pasanikëve, “ca me prejardhje të njohur, ca me të errët, [që] zbarkonin në Tiranë si në një prehër të shpërvetësuar, një port pa njehsim hyrje-daljesh.” Romani nis me një shpërngulje nga qendra në kodrat ende gjelbëroshe të Liqenit; rrugëtim i shkurtër që zhdërvjell me durim fijet e së kaluarës, lëngatës së gjatë të dashurive të këputura dhe nostalgjinë brejtëse për një botë të përmbysur, nën rrënojat e së cilës pulson nevoja për të kujtuar.nPërmes syve të rrëfimtarit, një personazh sa karizmatik aq edhe enigmatik,njihemi me një histori dashurie të hershme. Rrjedha e saj bëhet jehonë e jetëve të vështira e plot vrull të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë. Dy të dashuruarit janë personazhe të plota, të fuqishme, pothuajse heroike. Ata duhen, ndahen, përpiqen e guxojnë, deri në flijim, të rigjehen përsëri.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pegi (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 978-9928-200-25-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 308
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 25 mm

Njihu me Autorin

Enit Karafili -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania