Blije këtë produkt
1000 Lekë

Triumfi i diellit ( Botuar nga: Uegen në 2005 )

Autori:  Wilbur Smith
Përkthyesi:  Agim Doksani

Në Sudan, dhjetëvjeçarë të tërë keqqeverisjeje nga Kedivi egjiptian, çuan në kryengritjen e egër dhe në luftën e shenjtë të udhëhequr nga Mahdiu karizmatik ose "I Shumëprituri". Britanikët detyrohen të ndërhyjnë për të mbrojtur interesat e tyre dhe qindra bashkpatriotë të mbetur atje. Mes qindra të tjerësh, tregtari dhe biznesmeni Rajder Kartnej ka mbetur i bllokuar në kryeqytet, Hartum. Aty ai takohet me kapitenin Pinrod Ballantajn të kompanisë së 10-të të Husarëve si dhe konsullin britanik Hejvid Bendruk së bashku me tri vajzat e tij të bukura. Mes rënies së përflakur e të përgjakshme të Hartumit, ku u vra dhe gjenerali Çarls Xhorxh Gordon dhe britanikët u tërhoqën, këta tre burra të fortë luftojnë për të mbijetuar. I pasur me hollësi historike drithëruese dhe i mbushur me fuqi të papërsëritshme rrëfimi, "Triumbfi i Diellit" është më e mira e mjeshtërisë së Wilbur Smithit.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2005)
  • Botuar në: 2005
  • ISBN-10: 99943-31-76-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 530
  • Përmasat e librit: 143 x 208 x 37 mm

Njihu me Autorin

Wilbur Smith -

Wilbur Smith Addison (lindur më 9 January 1933) është një romancier i Afrikës së Jugut i specializuar rreth përfshirjes ndërkombëtare në Afrikën Jugore përgjatë tre shekujve, shihet nga pikëpamjet e të dy familjeve të zezë dhe të bardhë. Një kontabilist me profesion, ai fitoi një kontratë film me ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania