Blije këtë produkt
850 Lekë

Udhëtim i çuditshëm i një sendi të humbur ( Botuar nga: Dituria në 2017 )

Autori:  Salvatore Basile
Përkthyesi:  Alba Skëndaj

Deti është i trazuar dhe në plazh valeviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë per t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpise së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur. Me sytë plot trishtim, i kërkon djalit ta mbajë ajo ditarin duke premtuar t'ia kthejë. Pastaj hipën në trenin që gati po niset. Nëna e tij nuk u kthye më. Kanë kaluar njëzet vjet. Mikeli ende jeton në shtëpinë e vogël brenda në stacionin e trenit. Në trup, uniforma e punonjësit të stacionit që dikur i përkiste të atit në sy një trishtim i thellë. I pëlqen të jetojë vetëm, në shoqërinë e sendeve të humbura që gjen në trenin e vetëm që kalon nga Miniera di Mare. Sepse sendet nuk largohen, i mbajnë premtimet, nuk të braktisin, Derisa një ditë, në të njëjtin tren që kishte marrë nënën, Mikeli rigjen, midis dy sediljeve, ditarin e vet. E ndien se atje e ka lënë e ëma, për të. Por në botë ekziston vetëm një person që mund ta ndihmojë: Elena, një vajzë plot hare dhe dashuri për jetën, e paparashikueshme si vetë jeta, që e shtyn t'i hipë atij treni dhe të shkojë të kërkojë të vërtetën. Dhe, ndoshta, edhe ilaçin për zemrën e tij të humbur. Kjo është historia e një djali që ka harruar ç'do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-ljetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori e paharrueshme, që do të vizatojë një buzëqeshje në zemrat tona.

Çmimi: 850 Lekë
Blije këtë produkt
850 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-217-52-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 288
  • Përmasat e librit: 142 x 205 x 22 mm

Komente editoriale

Komente nga . [.]

"Një libër që,  si  një ëndërr,  ju fton  të  humbisni,  për të  rigjetur veten."

 

-Chiara Gamberale

 

"Debutimi i  një  shkrimtari italian,  që tashmë është një rast  editorial."

 

-Publishers Weekly

 

 

"Me  një ritëm  prej  ëndërrimtari,  Salvatore Basile  rrëfen butësinë  e pathyeshme  të  takimit plot  dritë  të  dy të  vetmuarve." 

 

-Giancarlo De Cataldo

Njihu me Autorin

Salvatore Basile -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania