Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Uni i tij i ndaluar ( Botuar nga: Albas në 2018 )

Autori:  Peter Carey
Përkthyesi:  Ukë Buçpapaj

Është viti 1972 dhe Çeja, një djalosh shtatë vjeç, jeton me gjyshen në një zonë të izoluar të Nju-Jorkut: pa televizor, pa bashkëmoshatar, pa gjyshin, i cili është larguar me të dashurën. Natën, kur gjyshja sheh ëndrra dhe flokët e thinjura i përhapen në jastëk si leshterikë, Çeja rri dhe i përgjon frymëmarrjen, i frikësuar se ajo mund të ndërpritet përpara se të vinë ta marrin. Kush do të vijë ta marrë? Ai pret prindërit, - dy komunistë radikalë që ndiqen nga FBI-ja, - të cilët nuk i ka parë që kur ka qenë foshnje. Çeja e dëshiron vërtet këtë largim dhe shpreson që do ta marrin sa gjyshja është akoma gjallë. Pastaj, një ditë hapet dera e ashensorit dhe ai sheh një femër, të cilën ai duhet ta kishte thirrur Diala, në vend që ta quante mama. Diala duhej të kujdesej për Çenë gjatë një takimi dyorësh, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç janë planifikuar dhe Diala me Çenë përfundojnë të arratisur në pyjet australiane, në një bashkësi hipiakësh aspak mikpritëse. Carey përdor stilin e përroit të ndërgjegjës për të përshkruar paqartësitë e Çesë rreth vetvetes dhe jetës.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 978-9928-258-03-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 252
  • Përmasat e librit: 145 x 210 x 23 mm
  • Pesha: 380 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania