Blije këtë produkt
1200 Lekë

Vajza e Bruklinit ( Botuar nga: Bota Shqiptare në 2017 )

Autori:  Guillaume Musso
Përkthyesi:  Nonda Varfi

Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të Guillaume Musso, “Vajza e Bruklinit” sjell historinë e dashurisë me Anën: Në këtë roman vijnë komplote djallëzore, personazhe unike, momente që të mbajnë pezull ndërsa romanin nuk e lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Fragment nga libri: E mbaj fort mirë mend këtë çast. Ishim përballë detit. Horizonti vezullonte. Aty, Ana më pyeti: – Sikur të kisha bërë gjënë më të keqe, do të më doje përsëri? Të ishe ti, si do të përgjigjeshe? Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç’mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi. – Këtë e kam bërë unë. Sot, pashë sekretin e saj dhe e kuptova që rrugët tona do të ndaheshin përgjithmonë. I tronditur, u ngrita dhe u largova pa thënë asnjë fjalë. Kur u ktheva, ishte tepër vonë: Ana qe zhdukur. Dhe, që nga ajo kohë, po e kërkoj.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-00-252-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 408
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 33 mm

Njihu me Autorin

Guillaume Musso -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania