Blije këtë produkt
700 Lekë

Vajza e Historive ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2018 )

Autori:  L. M. Montgomery
Përkthyesi:  Viola Robo

Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t'u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat. Ky roman tregon aventurat e një" grupi kushërinjsh të rinj dhe të miqve të tyre që jetojnë në ishullin Princ Eduard, në Kanada, ku fëmijët dhe të rriturit grumbullohen tërë kuriozitet për të dëgjuar tregimet magjepsëse të Vajzës së Historive. Kur Bev Kingu dhe vëllai i tij Feliksi mbërrijnë për të kaluar verën në" shtëpinë e tezes Xhanet dhe të xhaxhait Aleks King, ndërsa babai i tyre udhëton nëpër botë për biznes, ata mahniten nga Vajza e Historive. Ata e kalojnë kohën e lire me kushërinjtë e tyre Dan, Felisiti dhe Sesilia Kingun, me djalin e punësuar Peter Kreigun, me fqinjën Sara Rein dhe me një kushërirë tjetër, Sara Stenlin. Kjo e fundit është pikërisht Vajza e Historive, e titullit të librit, e cila argëton grupin me tregime magjepsëse, duke tërhequr vëmendjen e auditorit me çdo fjalë të saj. Njihuni me Sara Stenlin, e njohur në libër si Vajza e Historive. Ajo është heroina më' e këndshme per L.M. Montgomery, bashkë me personazhin tjetër aq të njohur Ana flokëkuqja.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-923-263-09-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 256
  • Përmasat e librit: 136 x 206 x 20 mm
  • Pesha: 280 g

Njihu me Autorin

L. M. Montgomery -

Lucy Maud Montgomery e lindur me 30 Nentor 1874 – vdiq me 24 Prill, 1942),e njohur si L. M. Montgomery, ka qene nje shkrimtare me origjine nga Kanadaja e njohur per serin e saj me novela ne fillim te vitit 1908 me Anne of Green Gables. Libri pati nje sukses te menjehershem . Personazhi kryesor, Anne Shirley, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania