Faqja e autorit

Vassilis Vassilikos


Vassilis Vassilikos ka lindur në Kavallë. Studioi për Drejtësi në Universitetin Aristoteli të Selanikut e më pas për Regjisurë Televizive në Jalë dhe në School of Radio & Television në Nju Jork. Në vitet 1950-'60 shkrimtar dhe gazetar. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ERT 1981-84; ambasador i Greqisë në UNESCO 1996-2004. Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë, i Shoqatës së Autorëve dhe Kompozitorëve Dramatikë. Është nderuar me titullin Komandor i Arteve dhe i Letrave të Republikës Franceze. Doktor Honoris Causa në Universitetet e Patrës, të Thesalisë dhe të Kapodistrias të Athinës. Librat (1953-1966): Rrëfimi ijasonit, Viktima të Paqes, Kujtime nga Hironay trilogjia Gjethja-Pusi-Grahma (fitues i Çmimit Kosta Urani), Mitologjia e Amerikës, Fotografitë, Jashtë mureve, Z. Orgjia e pushtetit (film i regjisorit Kosta Gavras). Gjatë viteve të mërgimit në Paris, Rome, Berlin (1967-1974), botoi shumë libra në disa gjuhë.
U kthye në Greqi më 1974 dhe po atë vit u vendos në Romë, deri më 1978. Më pas jetoi në Nju Jork deri më 1981 dhe në Paris 1985-2004. Krijimtaria botuese vijoi me librat: Glaucus Ihrasakis, Mjeku ligjor, Ujh Lamtumira e fundit, Flaka e dashurisë, Fuzhnjat, Perdja> Helikopteri, Sfrato, K (çështja Koskota), Magji, Apologjia e Z, Kujtesa rikthehet me sandale gome, Diva, Stelios Kazanxidhis etj.
Ka botuar 120 libra dhe është prozatori grek më i përkthyer në bote pas Niko Kazanxaqis

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania