Blije këtë produkt
1200 Lekë

Vendi i Rrëfenjave Paralajmërimet e vëllezërve Grim ( Botuar nga: Argeta LMG në 2019 )

Autori:  Chris Colfer
Përkthyesi:  Rudina upi

Koner Bejli kishte menduar se aventurat e tij në botën e përrallave kishin mbaruar me aq... derisa zbulon një të dhënë misterioze që kishin lënë të famshmit vëllezërit Grim. Me ndihmën e shoqes së tij të klasës, Brisë, dhe të çuditshmes Nënë Patës, Koneri niset me mision duke i rënë kryq e tërthor Europës për të gjetur kodin dyqindvjeçar. Nga ana tjetër, binjakja e tij, Aleksia, po ushtrohet me magjinë e po bëhet gati të zërë vendin e Zanës Kumbarë në botën e përrallave... por përpjekjet e saj për të plotësuar dëshirat nuk po shkojnë siç duhet. A do të jetë vërtet gati ajo të drejtojë Këshillin e Zanave? Kur mësojnë se një gjëmë e madhe po afrohet dhe Vendi i Rrëfenjave kanoset nga një rrezik i madh, Konerit dhe Aleksias u duhet të bashkojnë forcat me miqtë dhe me armiqtë e tyre, për ta shpëtuar botën e përrallave. Por nuk ka gjë që i ndihmon të jenë gati për betejën përfundimtare... dhe as për sekretin që do t'ua ndryshojë përgjithmonë jetën binjakëve. Libri i tretë i serisë së shumëshitur "Vendi i Rrëfenjave" i vë binjakët në sprovë, ndërsa ata bëjnë bashkë të dyja botët!

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Argeta LMG (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-192-96-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 534
  • Përmasat e librit: 135 x 197 x 45 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania