Blije këtë produkt
500 Lekë

Vetja ma shkel Syrin ( Botuar nga: Muzgu në 2018 )


Megjithëse këtë radhë Eli Knina ka ndryshuar regjistër krijues,(duke sjellë për lexuesit tregime dhe rrefime memuaristike), përsëri letërsia e saj ka po atë përndritje dhe vezullim, atë shkëlqim dhe magji, sikurse edhe poezia e katër librave të saj të mëparshëm. Këtë herë Autorja ka vënë në skenën e teatrit të saj artistik dhjetra linja kujtimesh, të vecanta e interesante, subjekte të këndëshme (që e shtgtojnë lexuesin në rrëfenja fëmijërie), situata nga më të çuditshme, kthina historishë të padëgjuara, ndodhi të habitshme, personazhe të tipologjive të jashtëzakonshme, imazhe të mrekullueshme. Ajo ka po të njëjtën zhdërvjelltësi. Lehtësi të shkruari, fjalor të harlisur, gjendje dhe frymëzime, sic i ka provuar dhe me poezinë e suksesshme që Eli bën. "Memuaret nuk janë përmbledhje të jetës. por dritare të hapura ne jetën e dikujt, si fotografi që nderojnë një realitet"-shkruan Ëilliam Zinsser. Pikërisht këtë devize kam përjetuar, kur lexova rrëfimet e "Vetja ma shkel syrin". Qyteti i lindjes së shkrimtares, personazhet e vecante. ngjarjet që sillen nëpër jetët e njerëzve, janë në fokusin e veëendjes artistike të Eli Kanines.Çdo gjë na vjen para vëmendjes me një elegancë të shkruari, me një stil fin të rrefyeri, me një dritë të vecantë që e ka vetem kjo autore. Shkrimtarja luan estetikisht me të kaluarën si me nje dimension sa argetues dhe të këndshëm, aq dhe filozofik dhe racional. "E shkuara nuk vdes, madje ajo as nuk ka shkuar"- thote Ëilliam Foulkner. Po. Vërtetë e shkuara është prezente, me ate tisin e saj misterioz, tundues, ndjellës, të këndshëm. Këtë më mirë se kushdo, na e deshmon ky libër krejt i vecantë.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Muzgu (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-276-10-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 95
  • Përmasat e librit: 133 x 205 x 7 mm

Njihu me Autorin

Eliverta Kanina Anelli -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania