Vila me tri porta ( Botuar nga: Mapo Editions në 2018 )
Gënjeshtra me e paturpshme u përdor si armë politike, po aq sa shpifja dhe shkatërrimi i lidhjeve familjare e miqësore, të cilat hapën plagë tepër të vështira për t'u mbyllur.
Vera Bekteshi di ta përshkruajë të gjithë këtë dhe të krijojë letërsi. Por, kryesorja, këndvështrimi i saj femëror depërton në degradimin e një pushteti mashkullor e maskilist: portreti i diktatorit është vërtet i jashtëzakonshëm, ashtu si edhe ushtrimi mizor i terrorit që ne shohira në këto faqe. Por, në ndryshim nga shumë autorë të tjerë po kaq tragjikë, sytë e saj kanë mbetur të hapur deri në fund. Për kë'të arsye Vila me dy porta është një libër i rëndësishëm.
(Corriere del Mezzogiorno)
Vila me dy porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh, duke përçuar vlerat e shpresës dhe të dashurisë së njerëzve tanë të afërm. (Diego Zandel)
Romani autobiografik Vila me dy porta e shfaq Vera Bekteshin si një shkrimtare me dorë të sigurt dhe veprën e saj si një nga botimet më të rëndësishme të viteve të fundit mbi periudhën e diktaturës. Shkrimtarja ka aftësinë të përshkruajë me lehtësi dhe humor edhe situatat më të ndërlikuara, të rikrijojë me shumë fmesë kontraste e personazhe të mjedisit të saj të ngushtë ose edhe të protagonistëve të diktaturës.
(Ardian Klosi
Çmimi:
1200 Lekë