Faqja e autorit

Ylljet Aliçka


Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë, më 23 qershor 1951. Ka marrë gradën shkencore "Doktor i Shkencave Didaktike", më 1989, dhe titullin "Profesor i Asociuar", më 1993. Ka kryer detyra profesionale : mësues në fshatrat e rrethit të Matit, 1973-1983 ; redaktor pranë Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, 1983-1991 ; drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, 1991-1992. Ka kryer detyra shtetërore : drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve, 1992-1997 ; përgjegjës për informacionin dhe komunikimin pranë Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, 1997-2007 ; ambasador i Shqipërisë në Francë dhe UNESCO që prej vitit 2007.

Ka një pjesëmarrje aktive në shumë veprimtari shoqërore : zëvendëspresident i shoqatës "Aleanca Franceze", Tiranë ; themelues i shoqatës kulturore "Fabrizio De Andre", Itali ; anëtar i Organizatës Kombëtare të Frankofonisë, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shqipëri ; anëtar i bordit drejtues të fondacionit "Shoqëria e Hapur", Tiranë. Është autor i disa botimeve didaktike ; ka kryer, në bashkautorësi, 14 tekste të biologjisë shkollore më 1983-2007.

Ka botuar në shqip :

Tregime, 1996 ;
Kompromisi, 2000 ;
Parullat me gurë, 2003 ;
Një rrëfenjë me ndërkombëtarë, 2006.
Në gjuhë të huaj :

Les slogans de pierre, përmbledhje me tregime, Francë, 1999 ;
Kompromisi, përmbledhje me tregime, Poloni, 2002 ;
I slogani di pietra, Itali, 2006 ;
Balkan blood, Balkan beauty, ShBA, 2006.
Në fushën kinematografike është mjaft i njohur me skenarët e filmave :

Parullat, bashkëprodhim franko-shqiptar, 2001 ;
Kronikë provinciale, bashkëprodhim franko-italo-shqiptar, 2008 ;
Ndodhi shqiptare, 2005.
Është vlerësuar me mjaft çmime letrare e kinematografike, si :

çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar të tregimit, "Teramo", Itali, 2000 ;
çmimi i dytë, në konkursin ndërkombëtar "Arts et Lettres de France", Francë, 2000 ;
medalje bronzi nga "Academie Internationale de Lutece", Francë, 2001 ;
"Penda e Argjendtë", në prozë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, 2001 ;
çmimi i parë, si skenari më i mirë, "Festivali i filmit shqiptar", 2006 ;
libri më i mirë artistik i vitit, "Akademia KULT", 2006.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania