Blije këtë produkt
800 Lekë

Zigzage Takimesh ( Botuar nga: Pegi në 2015 )

Autori:  David Foenkinos
Përkthyesi:  Edmond Tupja

"Frici takohet për herë të parë me Alisën në moshën 20-vjeçare. Është dashuri me shikim të parë, është dashuria e madhe e jetës së tyre. Megjithatë, fati nuk parashikon një bashkim jetëgjatë dhe të fortë për ata. Historia e Fricit dhe e Alisës është një histori ndarjesh dhe ritakimesh. Ata e hasin njëri-tjetrin në rrethana herë komike, herë dramatike, herë mallëngjyese, herë rastësore dhe në atë çast ngjan sikur koha ka ndaluar në vend. Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift. Nga takimi me vjehrrit e ardhshëm, në hapat e parë në botën e punës; nga dashnorja e flaktë dhe depresive, te ndjekja e dehur në një varrezë, romani i David Foenkinos-ë është një karusel marramendës situatash që na duken të skajshme, ndonjëherë qesharake, por gjithnjë të skicuara me ironi mjeshtërore dhe delikatesë nga një autor që pikërisht delikatesën ka pikën e tij më të fortë."

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pegi (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 978-9928-175-56-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 208
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 18 mm

Njihu me Autorin

David Foenkinos -

David Foenkinos është autor i dhjetëra romaneve të përkthyera në tridhjetë gjuhë të botës. Sipas gazetës "Le Figaro", "Delikatesa" e bëri atë një nga pesë autorët më të shitur në Francë në 2011. Ky është romani i tij i parë i sjellë në shqip. Ky roman ka fituar dhjetë çmime letrare, është ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania