Blije këtë produkt
1000 Lekë

Zonja me të bardha ( Botuar nga: Botime Kumi në 2019 )

Autori:  Odeta koço

Sakaq u gjend para portës së madhe të drunjtë, e cila ishte e mbyllur. U përkul dhe, përmes një plase të vogël, mundi të shihte oborrin e shtëpisë së saj të dikurshme. Edhe porta e rëndë e hekurt e kopshtit ngjitur ishte e mbyllur, megjithatë të krijonte mundësinë që nëpërmjet kangjellave të sodisje hapësirën përtej saj. Irenë qëndroi pak çaste pa lëvizur, koha kishte ndalur, duke vështruar rreth e rrotull: kumbulla e madhe lartësohej hijerëndë njësoj si dikur, vetëm se tashmë ishte lulëzuar pasi ishte stina e pranverës. Edhe shelgu i moçëm lotues qëndronte po aty ku e kishin lënë ata, ajo dhe Drini. Gjithçka ishte gati njësoj, vetëm ata mungonin, ata nuk ishin aty për t'i dhënë jetë asaj hapësire të magjishme si atëherë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Kumi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-247-60-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 200
  • Përmasat e librit: 142 x 207 x 15 mm

Njihu me Autorin

Odeta koço -

Odeta Koço ka lindur më 6 dhjetor 1960 në qytetin e Tiranës. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor. I pëlqen letërsia, një pasion bashkëudhëtar i përhershëm. Të shkruarit ka qenë një dëshirë e kahershme, qysh në adoleshencë, megjithëse prioriteti kryesor ka qenë e mbetet puna ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania