Blije këtë produkt
700 Lekë

Zoti zbret mbi jaseminë ( Botuar nga: Onufri në 2016 )

Autori:  Shqiponja Axhami

Koment nga autorja: Ishin të mbjella të mbara sivjet; mos u habisni pse jam e ngazëllyer gjithmonë mbas të mbjellave. Nëna ime më lindi pas të mbjellave. Kishte kokrra fare misri nëpër mëngët e përvjelura të bluzës kur më lëshoi në shtrojën e vjetër. Ndaj, ndoshta një pjesë imja mbetet lëndinave, urive, fshatrave. Nuk e di, por në mënyrë të pashmangshme u mbrujt brenda meje ninulla e saj, kënga e saj e dasmave, vaji i vdekjeve, ecja e saj në oborrin e gurtë poshtë një hënëzimi plot yje. Veshjet e saj me qindra ngjyra endur vekëve. Iku herët. E kështu mes dhimbjes, mallit, në shtëpizën e vjetër që mbante aromën e borzilokut të rrobave të saj, nën muzikën e fyejve dhe të një lahute që i ra deri në vdekje i verbëri i asaj lagjeje, unë nxora prej vetes poezinë. Pranomëni.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-226-24-2
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 136
  • Përmasat e librit: 145 x 217 x 16 mm

Njihu me Autorin

Shqiponja Axhami -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania