Librat e shtëpisë botuese

Helga's Secrets


Shtëpia Botuese Helga’S Secrets është i vetmi ent, në gjuhën shqipe, me botime 100% nonfiction. Është themeluar sipas ligjeve në fuqi në Tiranë në vitin 2008. Për të bërë një dallim të thjeshtë midis fictionit dhe nonfictionit, mjafton të mernim një metafore: letërsi fiction janë veprat e artit në një ‘pikturë’ të shkruar ku jepet ‘natyra mali, deti, pylli, shoqëria,’ ndersa letërsia nonfiction janë përsëri natyra, mali, deti, pylli, shoqëria, por jo në pikturë, por në ‘realitet’. Nonfiction-i nuk trillon, nuk sajon personazhe, ngjarje, ndodhi, kuriozitete nga natyra dhe universi, siç vepron pak a shumë, në prgjithësi, letërsia fiction, por përpiqet që ato t’i japë ‘live’, të pa sajuara, duke dhënë informacion të gjerë me një stil sa më letrar, kryesisht për tema tabu dhe pa u ndikuar nga varjanti zyrtar i trajtimit të këtyre temave. Zakonisht lexuesit kur piqen anojnë më shumë nga nonfiction-i pasi nuk i kushtojnë shumë rëndësi, ashtu si në moshë të re, formës, por përmbajtjes, atyre që mësojnë sipas kureshtjes së tyre. Gjithashtu, librat e entit botues Helga’S Secrets janë risi në gjuhën shqipe për temat që ajo trajton brenda nonfiction-it si edhe për materjalet shteruese nga autorët seriozë që ajo sjell.
Kështu, në botimet e saj bëjnë pjesë letërsia historike, misteri, okultizmi dhe ezoterizmi, teozofia, filozofia, teologjia, egjyptologjia, kultura megalitike, konspiracioni, alkimia, numerologjia, hipnoza, astrologjia, gjeopolitika etj.
Ky ent, me mbi 60 titujt e saj seriozë, ka qenë shumë aktiv këto 8 vjet të egzistencës së vet në të gjitha eventet kombëtare a lokale të librit të shtypur në gjuhën shqipe si edhe ato ndërkombëtare dhe ka krijuar tashmë një elitë lexuesish nga gjithë bota shqiptare, në trojet etnike në Ballkan apo kudo qoftë në diasporë.

Shiko librat e botuar

titleToAlt
Çmimi: 999 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1299 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1199 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1199 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 999 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1199 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania