Blije këtë produkt
700 Lekë

Abeli (Klasikët/tragjedi 3) ( Botuar nga: Poeteka në 2019 )

Autori:  Etëhem Haxhiademi

“Po Haxhiadèmi si i paraqit Abelin dhe Kainin? Si një problem pedagogjie. S'ka fjalë se ky problem pedagogjik ka rëndësi të madhe. Dhe në përdorimin e kësaj theme Haxhiademi është dëftuar roussean-ian, domethënë veprën e keqe të Kainit nuk ia heth natyrës së tij të keqe, po fajit të prindëvet, që donin më tepër Abelin nga ai. Symboli bilbik i së ligës, symboli manikeist i protestës, Kaini bëhet te dramaturgu shqiptar symbòl pedagogjik à la Rousseau. Çështje sensibiliteti artistik dhe psykosynthèze. Po ndër ne Shqiptarët Kaini, me veprën e tij të vëllavrasësit, mund të mishërojë edhe dramën politike e kombëtare shqiptare të pesëmbëdhjetë vjetëvet të fundit. Dhe si protagonist i kësaj drame, Kaini në një tjetër tragjedi, po të shkruhet, mund të marij edhe shtetësi shqiptare. Kainër dhe Abelër jemi një çikë që të gjithë, kush më pak kush më shumë, dhe si të tillë symbole të përjetëshme i jetojmë edhe nè: dhe si njerës dhe si shqiptarë. Edhe këtë tragjedi të re Haxhiadèmi e ka punuar me mjeshtërinë e tij të njohurë, duke respektuar règullat e tragjedisë klasike.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1940 “...me «Abelin», që asht e shtatëta tragjedi e tij dhe nji kohësisht deri më sod e fundit, zotësija e Haxhiademit mërrinë kulmin: teknika, masa, tonaliteti, rima e ritmi janë po thuej se të përsosuna. Një epërsi dalluese bjen në sy në kët vepër, në krahasim me të tjerat. «Me Abelin paraqitet si artist e dramaturg i rritur: krijesat e tij përbëjnë një botë më vehte ku duan të lëvizin me ëndje. Kur është i pajosur me fuqi artistike dhe poetike të mjaftë, auktori dramatik është vërtetë si demiurg, i afrohet një perëndije dhe kështu e mbyll rrethin midis krijesës dhe krijestarit.»” -Jup Kastrati, nga Dramatika shqiptare, 1944

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Poeteka (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 230 31 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 120
  • Përmasat e librit: 142 x 205 x 9 mm

Njihu me Autorin

Etëhem Haxhiademi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania