Blije këtë produkt
300 Lekë

Arti i të jetuarit ( Botuar nga: Ideart në 2002 )

Autori:  Artur Shopenhauer
Përkthyesi:  Erion Kristo

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë mbërrijnë tek alkolizmi. Ata kanë nevojë të ngutshme për një nxitje nga jashtë, si ajo që mund të japin qenie të ngjashme me ta. Pa këtë, shpirti i tyre nuk e mban dot peshën e vet dhe bie në një letargji shtypëse. Mund të themi se duke qenë secili një pjesëz e vogël e idesë së bashkësisë njerëzore, kemi nevojë të ndihemi të realizuar përmes kontaktit me të tjerët, në mënyrë që të kemi një vetëdije të plotë njerëzore. Ndërsa kush ndihet njeri i plotë, njeri par excellence dhe paraqitet si një unitet i pandashëm, ai zotëron në vetvete gjithë ç'është e nevojshme.

Çmimi: 300 Lekë
Blije këtë produkt
300 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ideart (2002)
  • Botuar në: 2002
  • ISBN-13: 978-99927-797-4-8
  • Nr. faqe: 119
  • Përmasat e librit: 110 x 180 x 10 mm

Njihu me Autorin

Artur Shopenhauer -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania