Blije këtë produkt
1400 Lekë

Atje ku pemët takojnë yjet ( Botuar nga: Botimet Living në 2021 )

Autori:  Glendy Vanderah
Përkthyesi:  Sonila Pasmaçiu

Një debutim mahnitës, ku një fëmijë misterioz u mëson dy të panjohurve se si të dashurojnë dhe të kenë përsëri besim tek të tjerët dhe te vetja. Pas humbjes së nënës dhe një beteje të vështirë me tumorin e gjirit, e vendosur të vërtetojë se peripecitë ku e përplasi jeta nuk e thyen dot, Xhoana Tilli i kthehet përditshmërisë derisa rutinën e jetës së saj të veçuar, e trazon shfaqja e beftë e një vajze këmbëzbathur e me trupin të mbuluar me të nxira. Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa... të zbulojë të shkuarën e saj. Si është e mundur që ajo vogëlushe lexon veprat e Shekspirit dhe i kupton ato më së miri? Përse në praninë e saj ndodhin gjëra pozitive? Teksa verës i vjen fundi dhe Ursa është në prag të dëshmisë së mrekullisë së pestë, afrohet edhe rreziku i së kaluarës së saj. Kur më në fund ai rrezik troket në derë, të gjitha sekretet e tyre më të dhimbshme datin në dritë, ndërsa fatet do t'u lihen në dorë yjeve.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Living (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 338 04 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 345
  • Përmasat e librit: 154 x 230 x 25 mm

Njihu me Autorin

Glendy Vanderah -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania