Blije këtë produkt
1000 Lekë

Aty te portat Skee ( Botuar nga: Onufri në 2021 )

Autori:  Agron Tufa

Aty te portat Skëe është libri im i parë, i botuar para 25 vjetësh nga shtëpia botuese "Onufri", që asokohe ishte në Elbasan. Me të nis rishtaria e rrugëtimit tim letrar. Më 1996, kur doli libri, unë isha student i institutit të letërsisë botërore "A. M. Gorki". Librin e botuar ma dërgoi botuesi, z. Bujar Hudhri, në Moskë, me anë të Olga Kollpakovës, ish-atashe e kulturës në ambasadën ruse në Tiranë. Nuk mund ta harroj kurrë atë emocion, një përzierje midis gëzimit të madh, shqetësimit, parehatisë, madje edhe njëfarë frike. Mezi prita të shkëputesha për t'u mbyllur në dhomë. E kam lexuar i përqendruar, duke u dridhur si në ethe deri në vargun e fundit. Kur mbylla kapakun, thashë me vete: "Po, ky është libri im!" Nuk mund ta banalizoj me asgjë tjetër të krahasueshme atë ndjenjë galdimi e lehtësimi njëherësh. Vëllimi përmbledh krijimet e mia poetike të periudhës 1990-1994, një fazë kur unë kisha kapërcyer sprovat e hershme dhe të mundimshme me vargjet në kërkim të një forme shprehëse sa më individuale. Mund të jenë grisur disa libra, dorëshkrime të mëparshme, për të mbërritur te ky vëllim. Kisha botuar disa cikle poezish në shtypin letrar qendror nga viti 1989 e në vijim. Kisha fituar disa çmime poetike kombëtare, disa konkurse, ndër to konkursin letrar prestigjioz "Migjeni". Periudha e shkrimit të këtyre poezive ka qenë koha e përmbysjeve epokale, e rënies së diktaturës, që për mua dhe shoqërinë e poetëve të grupimit letrar "E përshtatshme" në Fakultetin Filologjik ishte, para së gjithash, koha e shijimit të lirisë krijuese. Tani, pas çerek shekulli, duke rilexuar poezitë e këtij vëllimi nga lartësia e sotme, kuptoj se nuk do t'i kisha shkruar më mirë. Ndaj ribotimi nuk paraqet asnjë ndryshim me versionin e botimit të parë origjinal, me përjashtim të një korrektimi të kujdesshëm.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 313 99 7
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 126
  • Përmasat e librit: 150 x 220 x 22 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania