Buy this product
800 Lekë

Rreshtin e printe Babukari ( Published by: Dudaj in 2021 )

Translator:  Adrian Beshaj

Babukari, Osmani, Jajai dhe Roberti janë katër azilkërkues që kanë mbërritur në Itali pasi kanë përshkuar gjysmën e Afrikës dhe Mesdheun. Qëndrojnë pezull midis shpresës që kërkesa e tyre të pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen. Dikush pret seancën e parë përballë Komisionit Territorial, dikush tjetër pret gjykimin në shkallën e parë në gjykatë dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmëse dhe mund të vazhdojë për pak kohë të ecë përpara pa shumë ankthe. Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t'i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane. Janë dyzet e tetë orë ngjarjesh të vogla: gjoba, strehime të përkohshme, vizione, finalja e Europianit të Futbollit, ndonjë grindje. Dy ditë gjatë të cilave katër shokët do të jenë gjithnjë duke ecur, në rresht për një, përgjatë rrugëve të provincës së Italisë Qendrore. "Rreshtin e printe Babukari" është një fabul pa moral, që përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur të rrëfejë atë që vjen pas përshkimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme që pason çdo zbarkim dhe gjithçka që ky normalitet përmban: frikën, dëshirat, zemërimin, mallin, duke mundur të arrijë në fund atë kumbim të veçantë poetik që kanë vetëm gjërat e vërteta.

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dudaj (2021)
  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 99943 0 638 1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 174
  • Book dimensions: 140 x 200 x 16 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania