Buy this product
1000 Lekë

Një dashuri ( Published by: Ombra GVG in 2021 )

Author:  Dino Buzzati
Translator:  Dritan Çela

Ai mendonte se Laide do ta vështronte, jo se e rrente mendja që ishte i bukur, por tekefundit një burrë si ai do të duhej t'i bënte qejfin, për fodullëk në mos për tjetër, të ndiheshe i mbrojtur nga një njeri kaq për së mbari, pastaj ajo nuk duhej të ishte aq e mësuar me një njeri kaq fisnik, pa dyshim një njeri kaq fisnik ajo s'e kishte hasur kurrë, ose ndoshta po, kishte hasur syresh pa dyshim, kishte vajtur në shtrat dhe i kishte puthur e s'kish lënë gjë pa bërë me ta, por asnjë prej këtyre burrave nuk e kishte trajtuar sigurisht si ai, të gjithë e kishin trajtuar si një çupërlinë që s'vlente veçse njëzet mijë lira, me të gjitha miklimet e rastit, pas të cilave fshihej një përçmim i skajshëm - kështu mendonte - ndërsa ai nuk bënte dallime nga për së mbari dhe jo për së mbari, ai e trajtonte si një zonjë, një princeshë nuk do ta trajtonte më mirë, nuk do të kishte patur kaq përkujdesje. Një buzëqeshje, një vështrim mirënjohjeje i dukej se e meritonte thuajse patjetër.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Ombra GVG (2021)
  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 06 305 2
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 410
  • Book dimensions: 135 x 212 x 32 mm

More About the Author

Dino Buzzati -

Dino Buzzati - Traverso lindur më 16 tetor 1906, vdiq në 28 janar 1972. Ai ka qenë një novelist italian, shkrimtar tregimesh të shkurtra, piktor dhe poet. Buzzati ka qenë edhe një gazetar për Gazetën Italiane "Corriere della Sera”. Novela e tij Shkretëtira e Tartarëve ishte shkak i famës së tij ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania