Buy this product
1500 Lekë

Të shesës gjithçka, Jeff Bezos dhe epoka e Amazon ( Published by: Minerva in 2020 )

Translator:  Maniela Sota

Historia vendimtare e Amazon.com, një prej kompanive më të suksesshme në botë, dhe e themeluesit të saj të jashtëzakonshëm e ambicioz, Jeff Bezos. Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës. Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës. Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta. Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm. Brad Stone pati mundësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë. Krahasuar me novatorët e tjerë elitarë në teknologji si Jobs-i, Gates-i dhe Zucker berg-u, Bezos-i është i rezervuar. Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial. Të shesësh gjithçka do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë.

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Minerva (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 265 23 4
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 446
  • Book dimensions: 139 x 207 x 33 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania