titleToAlt
Lufta e dytë botërore. Ernest Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë tani ushtarët gjermanë? Për SS, për Gestapon, për gënjeshtarët dhe mashtruesit? A do të qëndrojnë fanatikët dhe vrasësit edhe një vit në pushtet? Rusët avancojnë dhe lufta tashmë është e humbur. Një luftë që i ka mbajtur të izoluar dhe në kushte të frikshme, jonjerëzore dhe qesharake. Mendimet dhe shpresat janë drejt shtëpisë. Te dielli që verës shkëlqen lulet në hyrje të shtëpisë. Te mëngjesi që nëna i përgatit si zakonisht, me mjaltë, panine, qumësht të ngrohtë e kafe. Por, kur Greberi më në fund arrin në Verden, asgjë nuk është siç e kishte imagjinuar. Gjithçka është shkatërruar e djegur. Njerëzit kudo janë të trembur e të traumatizuar. Mungon pothuajse gjithçka, në ditët që ndahen nga një bombardim në tjetrin. Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve. Historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA. Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili prej disa ditësh ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re dhe dy bileta për në anijen që është gati për t'u nisur. Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset dhe rastësisht gjen një tjetër të arratisur, që ndërkaq ka humbur çdo shpresë të shkojë në Amerikë. Fare thjeshtë, Shvarci i propozon t'i japë pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit, me kushtin e vetëm që ai të mësojë historinë e tij. Sigurisht që i panjohuri pranon dhe lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, dhe më bukur akoma, të lexojë romanin që është pak ta quash një kryevepër. Një histori e mrekullueshme dashurie, që ka në sfond dhembjet e shpirtit njerëzor që u largohet barbarive naziste.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Romani “Shkëndija e Jetës është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëzve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internuan në kampet e përqëndrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë luftës së dytë botërore
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Beduinët kalorës, të veshur me ca dollma bojë kafe, kaluan me të katra aty pranë. Vinte erë plehu devesh dhe shkretëtire. Pas mauzoleve të mamlukëve kalorësit u rreshtuan në një varg të gjatë në sfondin e qiellit të pastër dhe vrapuan me të katra sikur donin të pushtonin me sulm qiellin. Gema i ndoqi kalorësit me sy deri sa siluetat e tyre iu zhdukën nga pamja dhe vetëm atëherë u shkëput e pavendosur nga horizonti, duke u kthyer nga qyteti. Një shqetësim i turbullt e shtynte të bridhte nëpër rrugët e tij. Rastësisht dalloi në tezgën e një tregtari një botim të vjetër të "Divanit" të Abu Nuvasit. Gema tha me vete se kjo ishte ajo që kërkonte, pagoi shpejt e shpejt dhe iku nga pazari e hutuar, hutim që i shtohej më shumë ngaqë nuk e kuptonte se nga i shkaktohej.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Romani “Tre Shokë është i shkruar në veten e parë nga karakteri kryesor Robert Lohkamp, një ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët e tij me të cilin ai drejton një dyqan të riparimit të automobilave në Berlinin e viteve 1920. Gjithadhtu trajtohet dhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur dhe misterioze Pat.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Olelisku i zi”, përshkruan jetën në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920. Një veteran i regjur i Luftës së Parë Botërore, Ludvigu, tani punon për një firmë varrimesh, duke u shitur mermerë dhe gurë varresh të afërmve të viktimave të vdekjes. Ludvigu, i vetëquajturi poet, shumë shpejt ndien se një erë e re po fryn në atdheun e vet, era e hidhur e krizës që do ta përfshijë atë edhe njëherë në flakë të tjera, kësaj here jo nga lufta...
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij “Harku i Triumfit” është një nga më dramatikët në letërsi. “Harku i Triumfit” është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri të lartë nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Nga të gjitha vetitë që përbënin botën e atij Erih Maria Remarku që kam njohur, më kaprekur më shumë ndjeshmëria e tij e mahnitshme. Askush nuk pret të gjejë naivitet fëminor te njeriu që ndoshta ka shkruar librin më të plotë për përvojën e tij ushtarake vetjake. Kjo ka veçanërisht pak të ngjarë po qe se te ai sheh para së gjithash një shkrimtar me famë botërore, i cili e pranon me kaq bindje lavdinë dhe fatin e tij.Por në të vërtetë mbyllja në një koracë që e imitonte me kujdes, ishte mburoja e Remarkut, mbrojta e tij e sofistikuar nga ajo që ai vetë nuk arriti ta njihte deri në fund. Për mua, ai si njeri i vërtetë mu zbulua në krijimin e Alfredit, të këtij nxënësi të vogël e magjepës, të Siranoit personal të Remarkut, të krijuar prej tij për t' i ardhur rrotull nënës sime Marlen Ditrih, për ta sugj estionuar e joshur. Ai depërtonte në zemrën e saj duke kapërcyer barrierat emocionale që mund të përdoren kundër dashnorëve të zakonshëm. Fakti që as Remarku e as Ditrih nuk i kuptuan thellësitë e vërteta të kërkesave të Alfredit, pra, që pastërtia e vetëpërmbajtjes së tij nuk u vu re, është një humbje tjetër që duhet regjistruar në jetën e Erih Maria Remarkut.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Era s'kish të pushuar dhe zhurmonte në majat e panjave dhe hera-herës e mbyste edhe muzikën. Turje pemëve dëgjoheshin zhurmat e vonuara të rrufeve. Kajin e mbërtheu një shqetësim, papritmas ndjeu se teksa qëndronte ulur këtu, gjysmindiferent, minutat dhe sekondat e jetës së tij iknin pa kthim, ndërkohë diku mes tyre rridhte e heshtur rrëkeja e Kohës, enigmatike dhe e frikshme në rrëshqitjen e saj të pandalshme të tejdukshme, si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga plaga. Në gjysmerrësirën e ngrohtë, ku era e kashtës përzihej me frymëmarrjen e kafshëve, mes kuajve qëndronte shtrirë qeni i tij, një qen i hirtë në të qielltë me nofkën Frute. Si dëgjoi hapat e të zotit, ai kërceu dhe, me një të lehur të zhurmshëm, u hodh i vendosur në drejtim të tij.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania