titleToAlt
Zgavradori nuk është një pyll i zakonshëm. Aty jetojnë kafshë që ta rrëmbejnë zemrën dhe të bëjnë t’i duash, pasi ato udhëhiqen nga një forcë e madhe: Dashuria. Tuli-Turtuli është një prej banorëve të këtij pylli. Tuli është një breshkë e vetmuar, me një këmbë prej druri, pasi këmbën e ka humbur në një betejë. Një ditë teksa po pastronte shtëpinë, ai zbulon një të çarë të vogël dhe brenda saj... një shishe qelqi të pluhurosur. Ajo “fsheh” një hartë e cila tregon rrugën se si duhet shkuar në mbretërinë e mbretit Tiercei...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Edi Gogu ka lindur në Tiranë në vitin 1975. E rritur nën magjepsjen e rrëfimeve të gjyshërve pasionin e saj për të shkruar tregime për fëmije filloi ta ushtronte duke hedhur në letër disa nga historitë që u rrëfente fëmijëve të saj, para gjumit. Madje disa nga historitë ata i kanë “thurur” së bashku. Ajo beson se një fëmijë që lexon jeton njëkohësisht mes së vërtetës dhe magjikes. Edi jeton e lumtur në fshat me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.
Price: 500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania