titleToAlt
Deni Dingëlli- i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake- është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ndordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... OPALA! Në vend që të ndodhë kjo, ndodh që të vihet në provë të rëndë miqësia mes tyre. A mundet që ndërtimi i robotit shpartallues më të fuqishëm në botë ta rikthejë miqësinë mes tyre?
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Si t’ia bësh për të fshehur një operacion spiunazhi supersekret? Mund të përdorësh pushimet e mërzitshme familjare “për t’i maskuar”! (S’do mend). GTSH është banda e re e muzikës super e paparë e Surrathekurit, ndaj Deni dhe Persi janë të vendosur të imitojnë idhullin e tyre e ta tundin. Jo vetëm ata, por e gjithë shkolla çmenden pas tyre. Me betejën mes bandave muzikore, që pritet të zhvillohet, ata gjenden përballë sfidës më të madhe në jetë. Vallë, a do t’ia dalin mbanë, apo do t’i dalë tymi kësaj pune.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Më në fund pushimet verore erdhën! Tani që shkolla mbaroi, Deni Dingëll ka plot kohë të merret me supershpikjet e tij. URRAA! Një kongres fantashkence dhe një konkurs makinash fluturuese ua rriti shpresat Denit dhe Persit, të cilët mezi presin t’i bien në sy Surrathekurit. Por mami ka thurur plane të tjera për ta. (Nëse do një verë të qetë dhe pa andalla, besoja asaj!) Tani, ajo që ka rëndësi është pyetja: a do të jetë kampi veror aq i TMERRSHËM sa duket?
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Deni Dingëll, supershpikësi ynë i parapëlqyer fantastik, vjen sërisht, dhe këtë herë: ai do t’u bashkohet skautistëve! (Të gjithë e dinë që SKAUT do të thotë Spiunët e Klubit Absolutisht Ultrapërgjues të Tmerrshëm, apo jo?) Teksa përballen në një kamp të rrezikshëm në Skocinë “me diell”, a do munden Deni dhe Persi të shpëtojnë? Dhe mbi të gjitha, a do mundet Deni të ndërtojë nëndetësen supersonike më të paparë të të gjitha kohërave? Për ta zbuluar lexoni këtë libër plot me aventura.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Deni Dingëll,ndryshe fytyrëeksperimentali (Ha-ha)- spiuni supersekret dhe ndihmësi i ardhshëm i të madhërishmit superhero,Surrathekuri. Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig.(Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!) A mundet që pija cola superbulëzuese e babait të Denit t’i ndihmojë ata? Apo do të jetë Superqeni, që do t’u vijë sërish në ndihmë?
Price: 700 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania