titleToAlt
Tashmë çdo gjë mund të shitet.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Prej shumë kohësh ata kanë qenë lojtarë revervë dhe mezi presin rastin e duhur për të treguar se sa u vlen lëkura. Ata duan shpagim dhe duan t'u tregojnë të gjithëve se ngrohësit e stolit janë kampionë të vërtetë në fushë dhe në jetë.
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Dnev ishte një vend ku çdo gjë bëhej së prapthi. Ndërsa të moshuarit shkonin në shkollë dhe fëmijët qeverisnin, mbërriti një konteshë tekanjoze që blinte gjithçka...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
"Ky libër më ka mahnitur." Adam Grant, autori i librit shumë të shitur Origjinalët. Një ish-negociator pengjesh i FBI-së na sjell një qasje të re mbi negocimin, të sprovuar në terren dhe efektive në çdo situatë. Pas detyrës së policimit të përditshëm në rrugët e ashpra të Kansas City-t, Missouri-t, Chris Voss hyri në FBI, ku karriera e tij si negociator pengjesh e përballi me grabitës bankash, krerë bandash dhe terroristë. Libri Të fitosh në çdo negociatë ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t'ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur Luhej me jetët e njerëzve. Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, Të fitosh në çdo negociatë do t'ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim. "Një libër i mbushur me njohuri që zbatohen në negociatat e përditshme." Business Insider "Chris Voss ka pak të ngjashëm kur bëhet fjalë për negociatat e nivelit të lartë. Qoftë nëse bëhet fjalë për sipërmarrjen apo për jetën tuaj vetjake, teknikat e tij bëjnë punë." Joe Navarro, ish-agjent special i FBI-së dhe autori i librit të famshëm E shoh çfarë po mendon
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Qyteti i Diellit, një utopi politiko - fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë" parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik. Ndërsa përshkohet nga kuptime e simbolika të ndryshme, lëkundet mes besimit, astrologjisë dhe magjisë, Qyteti i Diellit përcjell metaforikisht idetë abstrakte të filozofisë politike të Campanella-s në një përfytyrim konkret. Kritika bashkëkohëse e ka interpretuar mendimin e tij paradoksal edhe si pasqyrim të klimës politike e sociale të Rilindjes së vonë' ltaliane, ndërkohë që shumëkush te kjo vepër ka parë një pararojë të mendimit marksist.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Prej shumë kohësh ata kanë qenë lojtarët rezervë dhe mezi presin rastin e duhur për të treguar sa u vlen lëkura. Ata duan shpagim dhe duan t’u tregojnë të gjithëve se Ngrohësit e stolit janë kampionë të vërtetë në fushë dhe në jetë.
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Tit Hutaqi 2018
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Një liber ironik dhe prekës për magjinë e të qënit baba. Matteo Bussola ka aftësinë të rrëfejë jetën e përditshme në një mënyrë kaq të natyrshme, me një gjuhë kaq bindëse dhe të përzemërt, me një saktësi kaq të ëmbël, sa të na bëjë të mendojmë: po, ndonjëherë, letërsia luan kukafshehthi në botën e gjërave të vogla .
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën e IV D ndodhin nga të tëra! Midis skeletëve që duhen ngritur në këmbë, gjeneralëve austriakë dhe fantazmave në korniza, lexuesve të fotoromaneve dhe panterave prej kadifeje, tri heroina, Eliza, Priska dhe Rozalba, do të udhëheqin luftën kundër padrejtësisë, mjaft që fitorja të arijë, e ngadaltë por e paepur ama,si vrapi i një breshke...
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një kritikë kuptimplotë e Frojdit dhe frojdizimit nga një dashamirës. Gjithçka bëhet më goditëse sepse është shkruar këndshëm dhe thjesht”
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Marrëdhënia me Frojdin dhe kontrasti mes psikologjive të tyre përbën një sfond tërheqës në këtë libër të vogël por autoritar e mbi të gjitha shumë i lexueshëm
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Një hyrje e kthjellët për filozofin e parë të madh anglez të politikës.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
I qartë dhe i gjallë... ofron një thellim në arritjet dhe dështimet e gurrës ideologjisë angleze
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Elitat janë parë edhe si mburojë, edhe si shkatërrim i demokracisë. Vepra "Elitat politike" , botuar së pari në vitin 1969, është një rishqyrtim i literaturës mbi rolin e elitave në politikë. Në vepër flitet mbi teoricienët e elitës  klasike :Mosca, Pareto, Michels, Burnham dhe C. Wright Mills dhe për shumë nga veprat empirike dhe teorike mbi elitat, shkruar nga studiuesit e shkencës politike moderne dhe sociologët. Vepra mëton të qartësojë termat kryesore të ligjërimit mbi elitën, disa prej të cilëve kanë hyrë në fjalorin e politikës së ditës :elitizëm ,  elitë pushteti ,  establishment ,  konsensus i elitës ,  ligji i hekurt i oligarkisë dhe  turma . Aty zbulohen mënyrat se si përshkrimi i marrëdhënieve të pushtetit mund të ngjyroset pak prej vlerave të studiuesve. Enkas për këtë botim të klasikëve të ECPR, profesor Parry ka shtuar një parathënie që paraqet zhvillimet më domethënëse në studimet e shkencës politike mbi elitën.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë mbërrijnë tek alkolizmi. Ata kanë nevojë të ngutshme për një nxitje nga jashtë, si ajo që mund të japin qenie të ngjashme me ta. Pa këtë, shpirti i tyre nuk e mban dot peshën e vet dhe bie në një letargji shtypëse. Mund të themi se duke qenë secili një pjesëz e vogël e idesë së bashkësisë njerëzore, kemi nevojë të ndihemi të realizuar përmes kontaktit me të tjerët, në mënyrë që të kemi një vetëdije të plotë njerëzore. Ndërsa kush ndihet njeri i plotë, njeri par excellence dhe paraqitet si një unitet i pandashëm, ai zotëron në vetvete gjithë ç'është e nevojshme.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mplak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes. Ky traktat, përveçse është një ese filozofike mbi pleqërinë, e sheh atë me qetësi, në kontekstin e vet natyror, dhe në të njëjtën kohë, është një përmbledhje e personazheve më të rëndësishëm të historisë së asaj kohe. Pleqëria i dobëson forcat e trupit, por nuk dobëson jetën shpirtërore. Nëse pleqëria e zhvesh njeriun nga kënaqësia e seksit, e çliron atë nga skllavëria e seksit, duke ia bërë jetën më të qetë. Fakti, që pleqëria i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes, nuk duhet ta dëshpërojë njeriun, por ta qetësojë, sepse vdekja është një kthim në zanafillë, si të kthehesh në port pas një lundrimi të gjatë. Sipas Ciceronit, e fshehta e artit të të pleqëruarit është mbajtja gjallë e interesave, bërja e një jete të rregullt dhe të përkorë.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte të kaq të ndryshme? Këto qenie të pandjeshme dhe të heshtura, ndonëse të pasuruara me një dhunti hyjnore më lënë në paditurinë time dhe në hamendjet e mia të kota. Jam kaq i paditur, saqë nuk di madje as ngjarjet e vjetra me të cilat më përkundin. Ekzistojnë nja 100 shkolla filozofike, ku shpjegohen gjëra për të cilat askush nuk mund të ketë as nocionin më të vogël.
Price: 300 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania