titleToAlt
Kërkimi i njëmendtë, pavarësisht se pjesët e kësaj njësie mendimi lëvizin në sinorë të ndryshëm kulture dhe nëpër një truall të veçantë realiteti historik, prirej të gjente përbërësit bashkues të njëra-tjetrës, që të gjitha së bashku u derdhën në lumin e madh të shpirtit dhe psikikës së kombit i cili vërshoi vrullshëm me gjithë erudicionin dhe fuqinë e vet mendore, pikërisht në ato vite të mëdha të historisë sonë. Kjo më bëri të synoja jo vetëm një histori të ngjarjeve, por edhe një histori të kulturës dhe mendimi, të qytetërimit shqiptar. Mund të duket sikur shpesh herë horizonti i kulturës dhe i mendimit zëvendësojnë njër-tjetrin, por e gjitha kjo ka qenë e qëllimtë. Çabej pat shkruar se çdo lëvizje mendore që të konkretizohet, më parë krijon frymën dhe artmosferën e vet. Duke dashur të jem sa më i vëmendshëm në shpalosjen e kësaj frymë dhe atmosfere kulturore që kristalizoi në kohë të ndryshme mendimin shqiptar, herë pas here në libër do të ketë ndërkallje të këtyre horizonteve, por gjithmonë nën funksion të nxjerjes në pah të realitetit krijues të vetë mendimit.   Një shenjë e parë e madhe e truallit pjellor nga ku nisi të lëvrohej mendimi shqiptar, që në kapërcyell të viteve '900, ishte krijimi jo vetëm i modelit të një kulture, por edhe mundësisë për zhvillimin e saj. Bashkë me përpjekjet për shtetin shqiptar, një vepër historike-filozofike "Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", përtej të qenit një platformë ideologjike e Rilindjes, do të bëhet edhe modeli për një tjetër realitet e kulturë. Ndërsa motivi përfundimtar që i la shqiptarët të vendosnin për alfabetin e përbashkët sipas parimit një tingull-një shkronjë, do t'u shërbente atyre si një mundësi reale për ta zhvilluar këtë kulturë. Fatkeqësia qe se ky model dhe kjo mundësi do të shoqëroheshin organikisht me një kontrast të dukshëm midis nivelit sipërisht të dallueshëm të mendimtarëve tanë dhe atij të "pamjaftueshëm" të podiumit të cilit ata i drejtoheshin.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Është e vërtetë, të shohësh të renë nuk është e thjeshtë. Kristofor Kolombi, kur zbarkoi për herë të parë në Hispaniola, ishullin që sot quhet Santa Domingo e që ai besonte të qe India, mendoi të dëgjonte këngët e bilbilave, por që në fakt nuk ekzistojnë në atë pjesë të botës. Ky është njeri nga iluzionet më të mëdhenj me të cilët mund të na godasë "trashëgimia" e së shkuarës. Bilbilat që ndjejmë nëpër veshët tanë, qoftë edhe me këngën e tyre të ëmbël, mund të na shurdhojnë ose të na pengojnë të dëgjojmë. Madje edhe të shohim - ashtu siç janë, iluzorë e të pavërtetë - të gjitha ato ndërmarrjet e reja që po përpiqen të hapin udhën e tyre në këtë botë shqiptare të fillim shekullit. Ndërmarrje që duam t'i transformojnë gjërat rrënjësisht, për suksesin e të cilave nuk ka padyshim asnjë mrekulli, por po njëlloj, as edhe një zgjidhje në tavolinë. Të tilla ndërrmarrje mund të jenë padyshim institucionale, dhe më e natyrshmja do të qe reforma institucionale dhe reforma në drejtësi, që s'duhet të përfshihet nga iluzioni i Kolombit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër nuk është mjaltë e sheqer,por ka edhe shumë vërejtje për amerikanët,si edhe për shqiptarët , në marrëdheniet e dyanshme.Autori ka shkruar si shqiptar,kur është fjala për të shprehur mirënjohjen ndaj SHBA ,por ka bërë përpjekje që të shkruajë i distancuar dhe pa emocione,kur është fjala për të analizuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane si studiues
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër, një përmbledhje artikujsh të shkruar për një periudhë 10-të vjeçare në shtypin e kohës, përbën paraqitjen më të plotë të bërë ndonjëherë për aktivitetin e këtij autori, të konsideruar tashmë si ylli I gazetarisë dhe mendimit shqiptar të viteve 30-të.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I lindur në Gjirokastër në një familje me tradita, që i jepte krahë fantazisë, me një lidhje fisnore me ish-diktatorin Enver Hoxha, për të cilën nuk flisnin të dyja palët, me një gjeni krijuese që do spikaste shumë herët, Kadare do të “shkruante” librin e jetës së tij si askush tjetër. Ai na zbulohet përmes biografisë “Ylli i shkrimtarit”, me autor studiuesin Ndriçim Kulla. Një nga momentet që do të shënjonte qysh herët jetën e Kadaresë, vetëm 12-vjeçar, ishte arrestimi i tij si “falsifikues monedhash”. Në dukje një marrëzi, por që në fakt ishte e mirëkalkuluar, për të goditur gjeneralin Tahir Kadare, të martuar me një grua hebreje. Goditja e tij i vinte për shtat Enver Hoxhës, që nuk kishte ndonjë simpati për të dhe nga ana tjetër do t’i bënte qejfin Stalinit, që kishte nisur fushata kundër hebrenjve. Në biografinë për shkrimtarin Ismail Kadare të autorit Ndriçim Kulla, “Ylli i shkrimtarit”, del një detaj interesant: familjet e Ismail Kadaresë dhe Enver Hoxhës kishin farefisni, por asnjëra palë nuk e përmendte këtë, përpos rasteve kur ishin të tretët ata që e përmendnin këtë fakt. Në libër Kulla është ndalur gjatë në këtë fakt, duke zbërthyer arsyet pse i ati, Haliti, ia kishte mohuar të birit, Ismailit fëmijë, faktin se kishin të bënin me diktatorin. Dy ishin këto arsye: E para qe frika nga një goditje e mundshme, të cilën Enver Hoxha dëshmoi me vepra se nuk ua kurseu as njerëzve të tij më të afërt, në krye kunatit Bahri Omari. Ky e kishte ndihmuar me të gjitha mënyrat, për shkollimin, paratë, mbrojtjen nga fashistët etj. Arsyeja e dytë e mohimit të afërsisë familjare ishte çështje rangu e qibre. Siç thotë vetë Kadare, Hoxhatëve në Gjirokastër u thoshin “psefto”, pra pseudo qytetarë dhe jo ndonjë derë e madhe.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky është një album i cili i kushtohet 100-vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarsisë.
Price: 2500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania