titleToAlt
Histori të mëdha në pak fjalë.
Price: 560 Lekë
titleToAlt
iMeles Trimi dhe Ediku janë dy shokë që punojnë së bashku. Ata banojnë në një qytet nëntokësor dhe e quajnë veten "zgjidhës problemesh". Ndërsa i kalojnë ditët duke pritur që t'u vijë ndonjë punë, ndodh një histori nga ato që dëshirojnë ata. Trokasin në derën e tyre dhe u kërkojnë ndihmë. Të dy bien në gjurmët e një misteri, që zgjatet deri në krijimin e këtij qyteti nëntokësor. Janë vjedhur pesë vezë të arta gjarpri; kjo ngjarje i hedh të dy djemtë në aventura të tjera plot me të papritura.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Dymbëdhjetëvjeçari Ran Eltanin, ndërsa vazhdon të banojë në Venecia dhe të ndjekë njërën nga shkollat më të vjetra në Evropë, e ka të pamundur të mos vrapojë drejt historisë dhe mistereve, ndryshe nga motra e tij binjake Lusinë. Gjatë një zbulimi që bëri në shkollë, gjeti një fletore të kuqe dhe një papirus misterioz, ku ishte vizatuar një piramidë. Po atë ditë, motër e vëlla, mësojnë se prindërit e tyre, të dy arkeologë, kishin humbur në shkretëtirën e Rab al-Khalit dhe për këtë arsye janë të detyruar të shkojnë në Stamboll pranë kapiten Barnekasit, të cilit as emrin nuk ia kishin dëgjuar. Ata nuk dinë asgjë, por në një udhëtim që fillon në hotelin Pera Palas dhe zgjat deri tek eksploratori Marko Polo, do t'i presin misteret më të mëdha të historisë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me "Përralla shqiptare 100+1 natë", vijon me "Erotikoni e Satirikoni"dhe përmbyllet me "Fajin ma ka gjuha", që lexuesi e merr për herë të parë në duar. E vërteta është se të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç murid të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritsrjme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë dhe përplotërinë e vet. Virgjil Muçi.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar! çfarë ka më magjike se krishtlindja e bardhë? Sidomos kur pushimet i kalon në Covery Hill!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar, Gjithçka filloi me një derë që nuk u mbyll mirë. Kështu ia behu Balzaku në klasën tonë, për lumturinë tonë më të madhe (Ose pothuajse). Kush është Balzaku? Surprizë!
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"- Cër-cër-cër! Harabel? Çfarë ke kështu që je kaq i mërzitur? Harabeli fillimisht u ul mbi degën e pemës dhe u mbush me frymë. - Iku, iku! - Kush iku? - Pika e Ujit. - Ku iku? - e pyeti Gjinkalla pa kuptuar asgjë se ç'kishte ndodhur. - Në Hënë. - U ngashërye Harabeli. Për një çast gjinkalla dyshoi se Harabeli po luante me të, por kur pa lotët e nxehtë që binin curril nga sytë e Harabelit mbeti e hutuar. - Në Hënë? Po çfarë kërkon në Hënë Pika e Ujit?" Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta gjeni në libër.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 monedha
titleToAlt
Statujat janë të gjalla! Si është e mundur? Një police flet në radion e supit: "Oficerja Sançez i flet Rajonit të Policisë," thotë ajo. "Bibliotekën e kanë sulmuar. E përsëris. Bibliotekën e kanë sulmuar. Kemi nevojë për përforcime, për të gjitha njësitë e mundshme." "Marrje, oficerja Sançez!" dëgjohet një zë nga ana tjetër e radios. "Të gjitha njësitë janë njoftuar. A mund të idendifikoni kush apo çfarë fshihet pas sulmit?" Ende e shtangur, duke mos u besuar syve, policja ngurronte t'i përgjigjej. "Nga magjia" u përgjigj ajo duke iu marrë fiyma.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Verë, pushime, diell, kalërim Koni. Ana, Billi dhe Dina po kalojnë një javë të mrekullueshme në një fermë kuajsh në brigjet e Detit e Veriut, në Gjermani. Ferma është e bukur dho pronarja e saj oshtë mjaft e dashur dhe e sjellshme. Edhe moti është po aq i mrekullueshëm, sa edhe kuajt e ferrmës. Gjithçka është edhe më e bukur sa e kishte imagjinuar "Gjethja e tërfilit"! Të katërta shoqet marrin mësime hipizimi dhe kalojnë shumë kohë duke kalëruar porgjatë bregdetit. Por... papritmas, ato bëhen pjesë e një trilleri të vërtetë me kuaj... Cfaro ndodhi vallë?
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Kur Greg Hefli dhe familja e tij nisen për pushime në një udhëtim me makinë kampingu, të gjithë janë të mprehur për aventurën e jetës. Por planet e tyre ndeshin në pengesa, ndaj përfundojnë te një kamping që s’është tamam parajsë vere. Po gjërat për Heflët do të dreqosen më keq, kur nis një shi me gjyma dhe niveli i ujërave ngrihet gjithnjë e më lartë, duke i bërë të mendojnë në ia vlen t’i vazhdojnë më ato pushime... apo mos ndoshta tani gjenden në pikë të hallit!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Këtu gjenden disa nga përrallat më të bukura të të gjitha kohërave. Tituj të njohur, si "Sirena e Vogël", janë përralla mbi vlerat që kanë ende rëndësi për ne sot, si familja dhe besnikëria, miqësia dhe kuraja, të shkuarit mirë në shoqëri dhe realizimi i ëndrrave. Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t'i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
"Një mister pret që të zgjidhet në Havai: dikush ka ndër mend të vjedhë një gjerdan shumë të çmuar... Po kujt ia merrte mendja se për të gjetur hajdutin, duhet të merrja pjesë në një Garë Superserfi?"
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. Ky roman satirik, i nisur si një sulm i ashpër alegorik kundër zbrazëtisë së jetës dhe hipokrizisë së oborrtarëve dhe të politikanëve të kohës, u pasurua gjatë shtjellimit të mëtejshëm, duke u shtrirë në disa vjet, me analiza më të kujdesshme të Suiftit për shoqërinë njerëzore. Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t'ua nxijnë jetën fëmijëve. Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja! Dikush duhet t'ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Vepra e saj" përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrën e tyre - ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti e deri te forma të lloj-llojshme të aktivizmit. Qëllimi i këtij libri është që vepra e saj të kujtohet, përjetësohet dhe ndahet përgjithmonë me të tjerët. Personazhet e këtij vëllimi janë klasifikuar fillimisht sipas periudhës (1940-1979) kur kanë lindur ose kanë vepruar si pioniere të fushave të tyre. "Faleminderit që ke vendosur ta nisësh veprën tënde duke e kujtuar veprën e saj." Alketa
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh! UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT /KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura të të gjitha kohërave, që të lexohen para gjumit dhe t’i bëjnë fëmijët të ëndërrojnë. 34 rrëfime të mrekullueshme që të futin në një botë fantastike dhe plot imagjinatë. Përralla klasike Libri përmbledh rrëfimet më të bukura të letërsisë për fëmijë të shekullit 19-të. Përralla për të ëndërruar Libri përmbledh përrallat më të mira të autorëve klasikë, si: Anderseni, Vëllezërit Grim dhe Ezopi. Histori klasike Libri u drejtohet lexuesve fillestarë dhe i fut ata në botën magjike të përrallave klasike më të njohura.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Maksi dhe shokët e tij ndihen të gëzuar. Shumë shpejt ata do të bëjnë një udhëtim me klasën. Në bujtinën “Finkenshtajn” i pret një ndeshje emocionuese futbolli, një garë dhe loja me fantazmën. Por aventura më e madhe e tyre është humbja dhe kërkimi i qenit të bujtinës, Bobit, i cili u zhduk pa lënë gjurmë. Këto aventura janë tipike të Maksit. Ai, Paulina dhe Niki e dinë se ç’duhet bërë në këto raste.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
Maksit i ka ardhur në majë të hundës që klasa e tretë A gjithmonë rrihet në futboll nga klasa e katërt B. Por në festën sportive nuk duhet të ndodhë kjo. Në skuadrën e tyre as trajneri më i mirë nuk bën punë, pasi të gjithë grinden me njëri-tjetrin. Por Maksi që është tip, e gjen zgjidhjen: ai merr maskotën e duhur, me ndihmën e së cilës e treta A bashkohet dhe, ndoshta, mund edhe të fitojë lojën.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
Një ditë klasa e tretë A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave. Cfarë ndodhi? Këto janë situata tipike për Maksin. Ai dhe Paulina vihen në kërkim të tij dhe u tregojnë fantazmave se çfarë është më drithëruese se ato vetë.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
Andi është i mërzitur sepse, ndryshe nga shokët e klasës, nuk ka një gjyshe. Papritur ai bëhet me dy gjyshe. Njëra rri fshehur në pemën e mollës dhe ka një makinë bojëqielli me butona çudibërëse. Së bashku ata nisen drejt aventurave gjithnjë e më emocionuese: argëtohen në parkun e lojërave, shkojnë në stepën mbresëlënëse e mandej lundrojnë në detin e stuhishëm drejt Indisë. Ndërsa gjyshja e dytë është fqinja e re, për të cilën Andi mund të kujdeset. Tanimë ai e ndien veten me fat, pasi njërës gjyshe mund t'i tregojë për gjyshen imagjinare.
Price: 450 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania