Blije këtë produkt
1000 Lekë

Dashuri shtrigane ( Botuar nga: Ombra GVG në 2021 )

Autori:  Roberto Arlt
Përkthyesi:  Adrian Beshaj

"Dashuri shtrigane;;7 vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt, botuar në vitin 1932, është historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili në kundërshtim me moralin e kohës, vendos të divorcojë gruan e tij; nga përjetimi i një historie dashurie me një adoleshente, pak përpara grushtit të shtetit në vitin 1930. Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. Arlt është një vëzhgues i hollë i frymës metafizike dhe absurdit të kësaj shoqërie. Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 297 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 320
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 30 mm

Njihu me Autorin

Roberto Arlt -

Lindi në Buenos-Ajres. Babai ishte nga Poznani i Polonisë, ndërsa nëna ishte me origjinë nga Trieste. Më shumë se në shkollë, mësimet i mori nëpër lagjet portuale të Floresit, ku kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën. Në vitin 1916 filloi punë si gazetar, ndërsa në vitin 1926 botoi novelën e parë ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania