Blije këtë produkt
1300 Lekë

Dëshmitarja e fundit ( Botuar nga: Botimet Living në 2021 )

Autori:  Cristina Gregorin
Përkthyesi:  Mesila Kërkeshi

“KËRKONI FRANÇESKËN, VETËM AJO E DI TË VËRTETËN” Fjalët e fundit të një njeriu në shtratin e vdekjes... Të thjeshta në dukje, ato mund të shkatërrojnë një jetë të ngritur me mund ndër vite. Megjithatë, shumë pyetje kanë mbetur pezull prej kohësh dhe Françeska duhet të kthehet në vendlindje, në Trieste, për të kujtuar diçka që është përpjekur gjithmonë ta harrojë. Përse? Një e shkuar e errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinj që kanë qenë pjesë e Rezistencës Italiane dhe e kanë mësuar Françeskën të mos i besojë askujt në këtë jetë. Por të luftosh deri në fund për idealin, do të thotë të bësh zgjedhje që të ndryshojnë të ardhmen, zgjedhje që e kanë një çmim, zgjedhje që fshehin sekrete, për të cilat nuk duhet të ketë dëshmitarë... Tani, dikush e thërret të kujtojë. Tani, një histori e largët ka ardhur shumë pranë. Një rrëfim intensiv dhe i detajuar, që duket sikur është shkëputur nga njëfaqe pak e njohur e Luftës së Dytë Botërore; një histori për përgjegjësitë personale, përfuqinë e sekreteve dhe për rëndësinë e së kaluarës, që të arrijmë të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë.

Çmimi: 1300 Lekë
Blije këtë produkt
1300 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Living (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 338 09 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 318
  • Përmasat e librit: 143 x 202 x 28 mm

Njihu me Autorin

Cristina Gregorin -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania