Blije këtë produkt
1400 Lekë

Dhoma e fluturave ( Botuar nga: Dituria në 2021 )

Autori:  Lucinda Riley
Përkthyesi:  Albana Nexhipi

Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë. Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s'ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë. Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara -Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues... Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t'i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të... Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 88 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 560
  • Përmasat e librit: 145 x 208 x 55 mm

Njihu me Autorin

Lucinda Riley -

LUCINDA RILEY lindi ne Irlande. Pas karrieres si aktore filmash, teatri dhe televizioni, shkroi librin e pare ne moshen njezetekatervjeçare. Librat e saj jane perkthyer ne me teper se tridhjete gjuhe dhe kane shenuar mbi trembedhjete milione kopje te shitura ne mbare boten. Ajo eshte autore bestseller e Sunday ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania