Blije këtë produkt
700 Lekë

Dorëshkrimi i gjetur në Akra ( Botuar nga: Toena në 2017 )

Autori:  Paulo Coelho
Përkthyesi:  Erion Gjatolli

Kryevepra më e fundit e Paulo Coelhos, vjen në shqip, duke iu bashkëngjitur serisë së librave të magjishëm të një prej autorëve më të shitur sot në botë. Edhe në këtë roman ka plot mistere dhe reflektime të thella për ndjesitë tona, për jetën dhe vdekjen, për qenien njerëzore. Këto nuk i bën kush tjetër kaq briliante sa Coelho. 14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur. Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes. Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-235-32-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 184
  • Përmasat e librit: 130 x 200 x 10 mm

Njihu me Autorin

Paulo Coelho -

Paulo Coelho u lind në Rio de Zhanero në vitin 1947. Është konsideruar një nga autorët jug – amerikanë më të rëndësishëm të dhjetëvjeçarëve të fundit. Veprat e tij, të botuara në mbi 120 vende të botës dhe të përkthyera në më se 47 gjuhë të ndryshme, janë shitur në më shumë se 27 ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania