Faqja e autorit

Eugjen Merlika


Eugjen Merlika ka lindur në Tiranë
më 21 prill 1944. Prindërit Elena Gjika
dhe Petril Merlika, ishin të diplomuar: e
para në Universitetin e Napoli per letërsi
klasike dhe italiane, kurse i dyti në
Universitetin e Grenoblit në Francë, për
inxhinieri elektroteknike dhe në Universitetin e Lozanës në Zvicer për
inxhinieri hidraulike.

Në moshën trevjeçare përballet me
diktaturën komuniste nëpërmjet arrestimit të babait, që dënohet me 15 vjet privim lirie, dhe internimit të familjes në Shijak, Tepelenë e në sektorët e ndryshëm të NB "29 nëntori" të Lushnjës që vazhdon deri në vitin 1990.
Ka mbaruar gjimnazin e Lushnjës me 1960 me rezultate shumë të mira.
Duke mos pasur të drejtë studimi, në moshën 16 vjeç fillon punën e krahut, si
punëtor ndërtimi, murator e herë herë si punëtor bujqësie.

Arrestohet në prill 1980 e dënohet me 8 vjet privim lirie me nenin 55 të kodit penal, për
agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në 15 nëntor 1982, me amnistinë
e asaj dite, dhe internohet pranë familjes në Grabian të Lushnjës, ku qëndron
deri në gusht 1991, kur emigron në Itali, vendlindja e nënës. Së bashku me
gruan, Teuta Agolli, me të cilen u martua më 1974 punojnë në punë të
ndryshme e me mund e sakrifica arrijnë t'i shkollojnë dy vajzat dhe djalin në
universitetin më të njohur në Itali për ekonomi, në Bocconi të Milanos
Gjatë këtyre viteve shkruan artikuj për organe të ndryshme të shtypit
shqiptar. Ka botuar në Shqipëri vëllimin me poezi "Muzg" më 1993 dhe librin
“Elegji per brezin tim" në vitin 2004. Më 2005 boton ne italisht vellimin "Një
jetë në diktaturë.”
Sot në pension jeton në qytetin Sesto Calende të provincës së Vareres.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania