Blije këtë produkt
800 Lekë

Ferma e kafshëve ( Botuar nga: Botime Pegi në 2021 )

Autori:  George Orwell
Përkthyesi:  Sokol Çunga

Pas vitesh të tëra shtypjeje e shfrytëzimi, kafshët e një ferme, të lodhura nga mujshitë e vazhdueshme të qenieve njerëzore, vendosin të ngrenë krye dhe, pasi dëbojnë pronarin, orvaten të krijojnë një rend të ri, të themeluar mbi një koncept utopik barazie. Megjithatë, shumë shpejt, mes tyre lind një klasë e re burokratësh, derrat, të cilët me dinakërinë, makutërinë dhe egoizmin që i karakterizojnë, u imponohen në mënyrë arrogante dhe tiranike kafshëve të tjera më të buta dhe shpirtmira. Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç'ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, "Ferma e kafshëve" është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër tek udhëheqësit tanë' më karizmatikë. "Përrallë" e ka quajtur vetë Orwell-i, teksa derrat zënë e marrin gjithnjë e më tepër tipare njerëzore, por ndërkaq është një alegori e thellë jo vetëm ndaj sistemit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, por ndaj të gjitha formave të diktaturës. Satira e mprehtë oruelliane ndaj totalitarizmit bashkohet me gjeninë krijuese dhe një energji stilistikore, që e vendosin "Fermën e kafshëve" mes veprave më të njohura letrare të shekullit XX.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 310 49 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 125
  • Përmasat e librit: 142 x 208 x 14 mm

Njihu me Autorin

George Orwell -

EricArthurBlair (25 qershor 1903-21 Januar 1950), i njohur më mirë me pseudonimin George Orwell, çfarë një English novelist, eseistit, gazetari dhe kritiku. Puna e tij është shënuar me prozë kulluar, ndërgjegjësimin e padrejtësisë sociale, kundërshtimit të totalitarizmit, dhe mbështetje të hapur ndaj ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania