Blije këtë produkt
1200 Lekë

Ferri i çarë ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2012 )

Autori:  Visar Zhiti

Pas botimit të romanit “Rrugët e ferrit” ose burgologji për Spaçin, vjen romani tjetër i autorit Visar Zhiti i titulluar “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, një rrëfim tronditës, plot me episode befasuese, me mesazhe të thella njerëzore, me emocionin e bukur që përçon arti i lartë. Libri të përthith të gjithin duke ta mbajtur frymën pezull, ndërkohë është dokument i gjallë që dëshmon dhunën e madhe e të gjithanshme të diktaturës dhe qëndresën ende më të madhe të atyre që i dolën përballë. Në këtë roman na bëhet i njohur një tjetër burg, minierë tjetër, komandë tjetër, por po ajo përditshmëri e pabesueshme ferri, e cila kulmon me revoltën e të burgosurve, me shtypjen e dhunshme të saj, me pushkatimet e nismëtarëve. Është e vetmja vepër që na e jep qartë dhe dhembshëm këtë kryengritje të burgosurish, si nisi, pse, si u përhap, si veproi, çfarë kërkohej, si veproi diktatura, etj. Autori, i pranishëm në revoltë, i shkrin të dyja revoltat në një si palimpsest të vetëm, që fërgëllon i përgjakur në ajër. Pas ardhjes së helikopterit qeveritar me shefat e Ministrisë së dhunës, revolta shtypet me terror dhe përfundon me tragjedi

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-132-06-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 560
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 35 mm

Njihu me Autorin

Visar Zhiti -

Visar Zhiti, lindur më 2 dhjetor 1952 në Durrës është shkrimtar shqiptar. Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania