Buy this product
650 Lekë

Filozofi përmes lentes ( Published by: in 2018 )


Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që janë të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje edhe nëse nuk shquhen për aftësi fotografike . Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kërkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet libri ka për t'iu dukur interesant çdo lexuesi, veçanërisht atyre që e shohin fotografinë si një mjet për të zbuluar botën në të cilën jetojnë. Për ata që janë të dashuruar me fotografinë, ky libër mund të ofrojë një këndvështrim të ri, plot finesë dhe thellësi jetike, duke e arritur këtë pa kontributin e vetë aparatit fotografik. Një filozof i vërtetë mëson mbi jetën jo vetëm dhe ekskluzivishi në një klasë mësimi: jeta në vetvete, me të gjitha aspektet e saj, është shkolla dhe mësuesja e tij e vërtetë, dhe kështu, ndodh që e verteta të mund të qaset ndonjëherë edhe përmes lentes së aparatit fotografik. Pierre Poulain jep mesime filozofie dhe i është dedikuar fotografisë per më shumë se 25 vite. Për të, këto të dyja nuk janë dy rrugë të kundërta, por dy shprehje të ndryshme të të njëjtit kërkimi për dituri, i cili shprehet në vetvete si bukuri.

Price: 650 Lekë
Buy this product
650 Lekë

Product Details

  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 112
  • Book dimensions: 135 x 190 x 6 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania