Blije këtë produkt
1200 Lekë

Gjysma e zhdukur ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2021 )

Autori:  Brit Bennett
Përkthyesi:  Taulant Hatia

Nga autorja e librit bestseller "Nënat", një roman i ri mahnitës për motrat binjake, të pandashme si fëmijë, që zgjodhën në fund të jetonin në dy botë tërësisht të ndryshme, njëra e bardhë e tjetra e zezë. Motrat binjake Vinjes do të jenë përgjithmonë identike. Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. Shumë vite më vonë, njëra nga motrat jeton me vajzën e zezë, në të njëjtin fshat jugor prej nga ishte larguar dikur. Tjetra, jeton mes të bardhëve duke e fshehur racën, ndërsa burri i saj i bardhë nuk di asgjë për të shkuarën. Edhe pse me kilometra larg njëra-tjetrës dhe të ndara nga shumë gënjeshtra, fatet e binjakeve mbeten të ndërlidhur. Ç'do të ndodhë në brezin tjetër, kur rrugët e vajzave të tyre do të ndërthuren?

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 00 463 5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 400
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 34 mm

Njihu me Autorin

Brit Bennett -

E lindur dhe e rritur në Kaliforninë Jugore, Brit Bennett u diplomua në Universitetin e Stenfordit dhe, më vonë, ndoqi studimet master për letërsi artistike në Universitetin e Miçiganit. Romani i saj i parë, "Nënat", ishte bestseller sipas gazetës "New York Times", ndërsa romani i dytë "Gjysma e zhdukur" ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania