Katër burrat ( Botuar nga: Neraida në 2019 )
"Arkipeshkvia e Shkodrës bën të ditur:
Në këtë ditë vdiq i madhi Mahmud Pasha i Shkodrës
(Regjistri i vdekjeve, fq. 153, data 3 tetor 1796, Shkodër)"
Dhe padyshim ai do të quhet i tillë përjetësisht!
"Duke dëshmuar për rolin e Ali pashë Tepelenës për bashkimin kombëtar dhe formimin e
shtetit të pavarur shqiptar, për konsolidimin e procesit të formimit të shqiptarëve si komb, por
edhe si nxites për lëvrimin e gjuhës shqipe, mund të shtyhet disa dekada më thellë në histori
caku i fillimeve të nacionalizmit shqiptar, që lindi dhe vazhdon të jetë specifik, demokratik
përtej feve dhe europianist." (F. Meksi)
Naum Bredhi Veqilharxhi vuri gurin e parë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare që do të
përfshinte të gjithë shqiptaret pa dallim feje. Populli shqiptar e pranoi porosinë e Naumit.
Al ka tashmë një frymëmarrje të lirë dhe të lehtësuar, dhe shqiptarët që i gëzohen gjeografisë
së plotë të shtrirjes së tyre të mohuar, artikulojnë aspiratat e veta për zhvillim nga shteti amë
e pertej kudo ku për gjuhën shqipe u derdh gjaku i arbërit e zunë vend themelet e alfabetit
simbol (F. Meksi)
Ne parathënien e librit "Mashkulli i bletës" (Rumani, 1847) Vangjel Zhapa ka shkruar
"Ne zoterinj jemi shqiptarë dhe vendi tonë ka fituar prej kohësh me luftë disa privilege
legale nga Porta e Larte otomane".
Çmimi:
1500 Lekë