titleToAlt
Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit. ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës. Duke përshkruar në mënyrë pasionante rritjen sentimentale dhe etike të dy të rinjve, pas të cilëve fshihen fate kolektive tragjike, me një konstrukt të përsosur të një drame joshëse, Isabel Allende shpalos edhe një herë dhuntitë e rralla të rrëfyeses, që e bënë Shtëpinë e Shpirtrave një bestseller botëror.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një makinë luksoze përshkon autostradën që lidh Romën me Milanon.Në të ndodhet kont Lamberto Rizotoja, pronar i një industrie metalurgjike të rëndësishme që e drejton me sukses, pavarësisht krizës ekonomike të vendit. Burri pret me padurim që të kthehet në shtëpi për ta mbyllur sa më parë çdo lidhje me Armandën, gruan e tij të pashme, ngaqë porsa ka zbuluar marrëzinë e saj të fundit. Gjendja e zymtë shpirtërore fashitet nga kujtimi i shkurtër me një të panjohur - "shumë e re, shumë e bukur e me elegancë" - që më kot i shpëtoi nga duart. Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon si parukiere e që, pas shumë vite sakrificash, arrin të hapë një sallon të vetin. Jetojnë së bashku në një banesë të vjetër, në njërin nga pallatet e mëdhenj që nxjerrin në pah gëzimet e hidhërimet e gjithsecilit, një realitet në të cilin vështirë se dalin të ardhurat për ta shtyrë muajin dhe realizimi i një ëndrre mund të kërkojë kursimet e gjithë jetës. Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e padiskutueshme për drejtësi dhe dashuri.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Që në fillim të ngjarjes, në një shpat shkëmbor të bregdetit italian në vitin 1962, nga ku një hotelist i ri, plot ëndrra e iluzione për të ardhmen, pikas një vajzë të mistershme në një barkë që po avitet drejt tij, "Rrënoja të bukura" të shfaqet si një roman sa dalldisës po aq edhe njerëzor, ku ngjarjet dhe njerëzit vërtiten si në një karusel të marrë fati dhe kohe. Nga skenografia luksoze e xhirimeve të filmit "Kleopatra" në Romë, tek skenat mjerane të Festivalit të Edinburgut, dhe prapaskenat bashkëkohore të Hollivudit amerikan. shpaloset mjeshtërisht një narrativë inovative thurur me imagjinatë e surpriza pafund ku njerëz sa të papërkryer aq edhe mbresëlënës vozisin të pasigurt drejt brigjeve të jetëve të tyre, teksa mbahen dëshpërimisht pas ganxhave të ëndrrave të rrënuara.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dnev ishte një vend ku çdo gjë bëhej së prapthi. Ndërsa të moshuarit shkonin në shkollë dhe fëmijët qeverisnin, mbërriti një konteshë tekanjoze që blinte gjithçka...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Billi është në telashe me një djalë në shkollë, që e ngacmon shumë... Për më tepër, përbindëshat e vegjël duan të shkojnë në shkollë bashkë me Billin. Ai nuk do. Por ndoshta, me këta përbindësha vërdallë, gjërat do të shkojnë më mirë sesa kujton Billi.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
- Kur kërcen një çift quhet tango! - nisi bisedën Koço Devole..Kam lindur në Kuçovë, më 28 Nëntor 1945. I djathtë në gen, linda ditën e pavarësisë. - Unë: - Katundar në gen, linda në Mbrezhan - Përmet - 1 Maj 1948. - Kur i kisha dhëmbët me qumësht, në vitin 1964, nisa të botoj karikatura në revistën "Hosteni". 30 vjet me rradhë.
Çmimi: 319 Lekë
titleToAlt
Ai e kishte dashur nënën e tij dhe fëmijën, gjithë çka nuk varej nga zgjedhja e tij. Dhe më në fund, ai që kishte kundërshtuar gjithçka, kishte vënë në dyshim gjithçka, kishte dashur gjithmonë vetëm çka ishte e domosdoshme. Qeniet që ia kishte imponuar fati, botën ashtu siç i ishte shfaqur, gjithë çka në jetë nuk kishte mundur ta shmangte, sëmundjen, vokacionin, lavdinë ose varfërinë, me një fjalë yllin e vet. Për pjesën tjetër, për gjithçka i ishte dashur të zgjidhte, ishte përpjekur ta dashuronte, çka s'është e njëjta gjë. Kishte njohur pa dyshim, magjepsjen, pasionin madje edhe çaste dhembshurie. Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika. Dashuria e vërtetë nuk është as zgjedhje as liri. Zemra, sidomos, nuk është e lirë. Ajo është e pashmangshmja dhe pranimi i të pashmangshmes. Dhe ai vërtet, nuk kishte dashur kurrë me gjithë zemër veçse të pashmangshmen. Tani nuk i mbetej veçse të donte vdekjen e tij.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jemi në epokën e artë të shkrimtarisë për shkak, të librave mahnitës si "Matrioshka e fundit” të cilin e adhuroj. Fini dhe Lejla : të rinj, të dashuruar dhe me të ardhme. Një mbrëmje, teksa ktheheshin nga pushimet në Francë, Fini ndalon në një pikë karburanti dhe e lë Lejlën në makinë. Kur kthehet, pas disa minutash, Lejla është zhdukur pa lënë gjurmë, për të mos u kthyer më kurrë. Ose të paktën, kjo është dëshmia që Fini jep në polici. Dhe është e vërtetë... deri diku. Dymbëdhjetë vjet më pas, Fini ka vazhduar jetën. Rastësisht është njohur me motrën e Lejlës, Elenën, me të cilën është gati të martohet.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari Luan Rama që është dhe personazhi i gjyshit në këtë libër; e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë.
Çmimi: 1380 Lekë
titleToAlt
Romani "Përjetësi pa kohë" përmban sekretin e thellë të ndyshimit të shoqërisë humane, zbulon rrugën për të shpëtuar njeriu nga tmerri, lufta civile, kaosi apokaliptik, me miliona të vrarë e të asgjësuar në gjithë botën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Rilindja kombëtare e shekullit XIX mbetet një epokë e artë në historinë tonë. Por, koha historike është e paparashikueshme në rezultatet që sjell. Rilindasit hyjnizonin kombin si "familja" jonë e madhe, shpallnin Skënderbeun "stërgjyshin" tonë totemik, shqiptarët si "stërnipa" të tij, i këndonin himne "Nënës" Shqipëri. Në shekullin XX, këto metafora utopike, shumë frymëzuese më parë, prodhuan devijimet e tyre. Propagandat e grupeve sunduese në pushtet i kanë përdorur ato për të infantilizuar shqiptarët. Përpara "Nënës" Shqipëri, Atit - "komb", pushtetarit "Prijës" dhe "at" i "vëllezërve" , pra i gjithë shqiptarë've të konsideruar "bij" të tij, individi mbetet simbolikisht si fëmijë i parritur, pa fuqinë shpirtërore autonome për të marrë iniciativa, nuk e përballon dot jetën si i rritur. Nuk merr përgjegjësi politike! Nuk thotë dot: "Jo!". Pranon çdo "Mos!" Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë farin e vet. E bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan. Ai mberet në' kërkim të "babait" dhe të "nënës". Pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin! Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur siller politikisht si fëmijë?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Gjithçka filloi në vitin 1956, në Kongresin e XX të PKBS, me fjalim sekret të Nikita Hrushovit, që dënoi figurën e Stalinit. Për analogji, në Konferencën e Partisë së qytetit të Tiranës, inteligjenca e kryeqytetit u ngrit të diskutonte në atë frymë, por u shua tragjikisht me ardhjen urgjente të Enver Hoxhës nga Vlora. Kontraditat midis dy partive, të BS dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë do të thelloheshin akoma më shumë. Ishte Nëntori i vitit 1960. Ne, kursantë e oficerë që studionim në Leningrad, Ish-atasheu ushtarak Halim Ramohito na mblodhi në një park, ku gjithçka ishte mbuluar nga debora dhe temperatura kishte shkuar 18-20 gradë nën zero. Ai na foli për qëndrimin "burrëror" dhe fialimin "heroik" që kishte mbajtur Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive, kur ai kishte qëndruar i strukur për një muaj në ambasadën tonë dhe vetëm një orë kishte shkuar në sallën "Gjeorgjevskaja". Do tëvinte nëntori i vitit 1961, kur nga vendi ynë u largua ambasadori sovjetik dhe pas tij edhe personeli i ambasadës. Nga rreth 300 gra sovjetike të martuara me shqiptarë, 270 u larguan duke marrë me vete edhe fëmijët. Ato që mbetën, u keqtrajtuan. Fatin e një lidhjeje të tillë kam trajtuar në romanin tim.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani "Vdekjet e Gjeneralit është historia e gjeneralit Ivan Amevski, e Bashkimit Sovjetik, e komunizmit dhe tragjedia e hebrenjve nën diktaturën e kuqe, treguar nga i biri aviator, Fjodor Arnevski. Çfarë është ai: një koleksionues cinik i vdekjeve apo një vdekjemashtrues? A është kjo, vallë, vdekja e tij e fundit? Kjo është historia dramatike e një dashurie të madhe dhe e kërkimit të kuptimit të botës, të zotit dhe të së ardhmes. Kjo është gjithashtu pamja tjetër e Stalinit dhe e pesë kryexhelatëve të tij të mëdhenj. Një sintezë gjithëpërfshirëse e 74 vjetëve të historisë së përgjakshme të shekullit XX.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër u krijua gjatë periudhës së viteve 1992-1998. Shtysa e parë qe një tregim i një mikut të familjes rreth disa problemeve të studentëve shqiptarë në ish-BS gjatë viteve 50-të. Në fillim, një e vërtetë e thënë rreth kësaj teme, që të' shpinte në përfundimin se, pas luftës së Dytë Botërore popujt e ish-BS patën probleme të mëdha me diferencat rreth numrit të meshkujve dhe femrave në shoqëri, më shtyu të mendoj për të shkruar një tregim të shkurtër, me personazh kryesor një student shqiptar në rolin e një "sulltani" të vogël në kryeqytetin rus, që zotëronte haremin e tij personal, që jo vetëm nëpërkëmbte vajzat ruse, por, më tej akoma, me disa prej tyre kishte fëmijë, që edhe ai vetë s'dinte se ku i kishte e sesi i kishin ardhur në këtë botë. Por, në vitin '93 lexova "Shtëpinë e Matrionës" të Sollzhenicinit dhe gjithçka m'u shndërrua në mendje kryekëput. Duke i kërkuar falje me vete këtij shkrimtari të madh, ashtu edhe popullit të jashtëzakonshëm rus, rrëmbeva me shpejtësi prej kësaj novele të shkurtër të mahnitshme. emrat e fshatrave që përmenden në fillim, duke bërë disa ndryshime të vockla. Kështu, Talnovo u bë qytet. dhe Sheslimorovo qendra magjike e gjithë fantazisë sime. Dhe nisa të shkruaj faqet e para, derisa ngeca përsëri. Atëherë u riktheva tek përvoja shqiptare, tek fakti i lejueshmërisë së posedimit të shtatë grave dhe tek periudha e diktaturës, kur, të paktë ishin ata që kishin arritur të dilnin qoftë edhe një herë të' vetme përtej "postbllokut" me emrin kufiri shqiptar. Kjo më dha dorë të' mendoj per strukturimin total dhe përfundimtar të veprës. Cjithçka tjetër ju mund ta lexoni në faqet e këtij libri, shumë të nderuar lexues.
Çmimi: 700 Lekë
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, jarië përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehirien e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si rie çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha. Siç është thënë dikur, De Rada i paharrueshëm, në një përshkrim të natës së pashkëve, ka rrëfyer për "engjëjt që e bëjnë veç gostinë e tyre".
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania